Gratë, të cilat merren me bujqësi në viset rurale në Maqedoninë e Veriut, thonë se ndihen të diskriminuara pasi nuk arrijnë të gëzojnë të drejtën e pushimit të lehonisë, pavarësisht se janë të regjistruar si fermere dhe paguajnë për sigurim pensional dhe shëndetësor.
Një nga to është dhe Sonja Pusoska, nënë e tre fëmijëve nga rrethina e Krushevës.
Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se menjëherë pas lindjes është dashur që me foshnjën e saj disa javëshe në krah apo të vendosur në karrocë, të dalë në arë, për të punuar, pasi të vetmet të ardhura në familjen e saj janë ato që i sigurojnë përmes prodhimeve bujqësore.
“Isha e detyruar të dal në arë për të punuar menjëherë pas lindjes së fëmijëve, pasi neve grave fermere nuk na takon pushimi i lehonisë. Kështu që, bashkë me foshnjën e vendosur në karrocë apo duke e mbajtur në krahë, unë kam punuar gjithçka që ka të bëjë me punët në bujqësi”, tregon ajo.
Pusoka si fermere thekson se qasja jo e përgjegjshme nga ana e institucioneve të shtetit, ka bërë që shumë toka të mbeten djerrina dhe shumë familje të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe atje të merren me punët e bujqësisë, për të cilat kanë shumë njohuri, për arsye se atje sistemi siguron pushim lehonie për gratë e angazhuara në bujqësi.
“Ne këtu, si gra fermere, përballemi me probleme financiare pikërisht në kohën kur kemi më së shumti nevojë për para, pra kohën e rritjes së fëmijëve gjatë muajve të parë të jetës së tyre”, thotë Pusoska.
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.075 gra si fermere.
Në saje të masave që ka miratuar Ministria e Bujqësisë për afirmimin e grave që merren me bujqësi, fermeret paguajnë shkallë më të ulët për sigurim pensional dhe atë shëndetësor, pra që më pas të gëzojnë të drejtën e pensionit dhe të marrin shërbimet shëndetësore. Mirëpo, ato nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën e pushimit të lehonisë.
“Bëhet fjalë për gabim sistemor gjatë hartimit të ligjeve, andaj dhe duhet të gjendet një zgjidhje. Nuk besoj se dikush është kundër të drejtave të grave që merren me bujqësi, andaj duhet gjetur një zgjidhje”, thotë Marina Toshevska, nga Shoqata për Zhvillim Rural, Agro Lider.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë muajit të kaluar (më 07.02 . 2023) ka miratuar programin për mbështetjen e sigurisë sociale për gratë që merren me veprimtari bujqësore për vitin 2023.
Me miratimin e këtij programi, filloi zbatimi i masës së posaçme për mbështetje financiare prej 81.000 denarësh (rreth 1 mijë e 300 euro) për kompensimin nëntëmujor të pushimit lehonisë për gratë fermere. Por, këtë të drejtë mund ta gëzojnë vetëm ato gra që kanë lindur fëmijë nga 1 dhjetori i vitit të kaluar deri më 1 dhjetor 2023. Për ta gëzuar këtë të drejtë, gratë fermere duhet të kenë pronë të regjistruar dhe të kenë paguar sigurimin pensional dhe atë shëndetësor gjatë 12 muajve paraprakë.
Gratë fermere thonë se kjo zgjidhje është parciale pasi varet nga vullneti i Qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë për çdo vit nëse do të miratojë ose jo program për gratë fermere lehona. Prandaj, ato kërkojnë që kjo çështje të rregullohet qartë me Ligjin për marrëdhënie pune dhe atë të sigurimit shëndetësor, ashtu siç është e rregulluar e drejta e shfrytëzimit të pushimit të lehonisë për çdo grua, e cila është në marrëdhënie pune.
Problem tjetër mbetet edhe fakti se pronat kryesisht janë të regjistruara në emrin e burrave, prandaj ato pak kanë mundësi që të regjistrohen si gra fermere që kryejnë veprimtari në bujqësi në mënyrë që të gëzojnë të drejtën e punësimit.
“Përderisa përqindja e pronave të regjistruara në emrin e grave mbetet shumë e ulët, të paktën ato pak të dhëna që japin institucionet si Kadastra, pikërisht nga këtu e ka zanafillën dhe diskriminimi gjinor. Pra, si mund të gëzojë të drejta një grua, e cila edhe pse tërë kohën është e angazhuar në punët e bujqësisë, ajo nuk regjistrohet as si punëtore në biznesin familjar që merret me bujqësi, e aq më pak të jetë fermere e regjistruar pasi tokat nuk janë në pronësi të saj”, thotë Leonora Kaliqi, aktiviste për të drejtat e grave./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-380x233.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës riga shiu dhe vende-vende reshje bore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sheshi-Edit-Durham-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1-380x233.jpg)
Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës riga shiu dhe vende-vende reshje bore
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht