Zëdhënësi i KFOR-it kolonel Vincenzo Grasso, deklaroi se KFOR-i nuk ishte i informuar për operacionin e fundit të Policisë së Kosovës në Kosovë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Ky ishte një operacion policor, dhe në asnjë vend, policia nuk e informon publikun për operacionet e policisë, kështu që ne nuk ishim të informuar për këtë. Dhe asnjëherë nuk kemi thënë që ne jemi të informuar, as nuk kemi njoftuar asnjeri për këtë”, tha Grasso për “Slobodno srpski” transmeton KP.
Duke komentuar pretendimet e disa mediave, “se të gjithë ishin informuar paraprakisht për veprimin e policisë në veri të Kosovës”, Grasso tha se bëhet fjalë për keqinterpretim.
“Ajo që thashë dhe çka nxiti të gjithë diskutimin, në një intervistë me TV Prva, mëngjesin e ardhshëm, pas operacionit, ishte ‘se të gjithë ishin të informuar’. Kjo u përkthye dhe u interpretua sikur KFOR-i u informua nga dikush, por ajo që thashë ishte se “të gjithë ishin të informuar” në kuptimin që informacioni ishte i njohur, sepse e lexonim këtë lajm dhe më 17 maj kishte shumë lajme që po njoftonin këtë lloj operacioni, dhe për këtë arsye thashë se nuk kishte surpriza”, tha ai.
Arrestimet e të dyshuarve për krime më 28 maj në veri të Kosovës, Grasso i sheh si një operacion të ligjshëm të policisë kundër krimit.
“Ishte një operacion policor, i kryer ligjërisht nga policia në luftën kundër krimit. Njerëzit e zakonshëm mund të flenë në mënyrë paqësore. Ata nuk kanë pse të kenë frikë. Kriminelët duhet të brengosen për operacione të tilla. Natyrisht, njerëzit nuk duhet të reagojnë ose të pengojnë punën e policisë. Ata duhet të pajtohen me këtë dhe të bashkëpunojnë me policinë gjatë kryerjes së këtyre veprimeve. Ata duhet të shmangin ngritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e dhunës, pasi kjo mund të jetë e rrezikshme “, tha ai.
Duke komentuar për akuzat e shpeshta të disa politikanëve në Beograd se njësitë speciale të Policisë së Kosovës, me marrëveshje në NATO, nuk mund të shkojnë në veri pa lejen e KFOR-it dhe pëlqimin e komunitetit lokal, zëdhënësi Grasso tha se një marrëveshje e tillë nuk ekziston.
“Policia e Kosovës është një institucion që mund të lëvizë dhe të kryejë veprime lidhur me sundimin e ligjit kudo në Kosovë, pa detyrimin për të kërkuar leje. Ajo që kemi diskutuar më herët është një marrëveshje mes kryeministrit të atëhershëm Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, se Forca e Sigurisë së Kosovës duhet së pari të marrë një leje të KFOR-it dhe të njoftojë autoritetet lokale para se të vendoset në veri. Por kjo nuk ndodhi kurrë. FSK nuk ka qenë kurrë e angazhuar në veri dhe atë që shohim kohët e fundit, dhe ajo që pamë kohët e fundit, në fund të vitit të kaluar, janë njësitë speciale të Policisë së Kosovës që kryejnë operacione policore dhe në veri, absolutisht në përputhje me rregullat “, tha Vincenzo Grasso. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova