Granit Xhaka u ka uruar fitore Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtë e ka bërë përmes një mesazhi në Facebook, ku ka paralajmëruar se sot do ti shikon dy takimet, përkatësisht Turqi – Kosovë dhe Shqipëri – Izrael.


Gjithashtu Graniti pret të shënojë gol Taulanti kundër izraelitëve. 

“Edhe stërvitja e fundit për ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroi. Nesër në fushë vetëm për fitore. Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi - Kosovë dhe më pas atë Shqipëri - Israel. Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një gol prej teje”, ka shkruar Graniti. /Telegrafi/

telegrafi sport app