LAJMI I FUNDIT:

Iu bë shtëpia shkrumb nga zjarri, familja katër anëtarëshe nga komuna e Obiliqit thonë se nuk kanë ku të shkojnë

Iu bë shtëpia shkrumb nga zjarri, familja katër anëtarëshe nga komuna e Obiliqit thonë se nuk kanë ku të shkojnë

Familja katër anëtarësh e Skënder Grajqevcit ka mbetur ka kulm mbi krye si pasojë e zjarrit që ka djegur shtëpinë e tyre në Hade të Obiliqit.

Ata për djegien e shtëpisë fajësojnë KEDS-in, ndërsa këta të fundit thonë se shumë shpejt do të dalin me një raport lidhur me rastin.

Skënder Grajqevci, pronari i shtëpisë së djegur, ka treguar se askush nuk ka qenë në shtëpi momentin e shpërthimit të zjarrit.


“Ka ndodhur pas orës 6 të mëngjesit. Ne s’kemi qenë këtu, na kanë lajmëruar që po kallet shtëpia, kur kemi mbërri veç ishte kallur krejt. Fajtor po del që është KEDS-i, të shikojmë, procedurat duhet shkuar deri në fund”, tha ai.

Ai ka thënë se shtëpia është djegur e gjitha dhe se nuk kanë ku të qëndrojnë.

“Kanë qenë, por sa kanë punuar nuk e di, kanë qenë dy, tre ekipe, kryesore po del që është dëmtuar prej KEDS-it, prej rrymës. Këtu është shkatërruar çdo gjë, s’ka mbetur asgjë, përveç çka kemi vesh, prej zeros, që sot s’kemi as ku me flemë. Besoj që duhet bërë zgjidhje”, tha ai.

Ndërsa Fatlinda Grajqevci kërkon nga institucionet të merren seriozisht me rastin.

“Kërkojmë prej institucioneve të marrin më seriozisht dhe me përgjegjësi të plota punën tonë, sepse jemi mbetur me një gjendje të tmerrshme… Na duhet ta fillojmë një jetë prej zeros. Jemi dalë me tesha të trupit. Kështu kemi mbetur. Fëmija s’kanë çka me vesh, iu kanë kall me libra, me dokumentacione, e gjithçka. Pres prej institucioneve shumë, përderisa nuk kemi qenë ne fajtor e as njeriu nuk ka qenë fajtor, por ka qenë KEDS-i… Fatmirësisht ne nuk kemi qenë në shtëpi… Dëme materiale ka shumë, nuk kemi mund të shpëtojmë as edhe një send më të vogël”, tha ajo.

Besnik Grajqevci, pronar tjetër i shtëpisë së dytë që kishte nisur ta përfshijë zjarri, tha se zjarri ka ndodhur si pasojë e tensionit të rrymës, por që shtëpia e tyre fatmirësisht ka shpëtuar pa u djegur.

“Në këtë rast zjarri është shkaktuar nga shtëpia e djalit axhës, Skënder Grajqevci, ku si pasojë është tensioni i krijuar nga kyçja ose prekja e telave në mes veti dhe aty e ka gjetur momentin ku ka depërtuar shkëndija dhe ka ardhur deri te flaka. Si pasojë e rrjedhës së flakës dhe djegies totale të shtëpisë ka filluar të digjet edhe pjesa e shtëpisë tonë, ku e kemi pas ngjitur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht shtëpia jonë ka shpëtuar që të mos digjet komplet, për shkak se kanë intervenuar zjarrfikësit dhe e kanë shpëtuar atë pjesë pa u djegur”, tha ai.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë për KosovaPress se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe shumë shpejt do të dalin me një raport lidhur me rastin.

“Ekipet kanë qenë në vendin e ngjarjes, do të thotë ekipet e ekspertëve të KEDS-it, të cilët i kanë marrë të gjitha evidencat në terren dhe shumë shpejt do të dalin me një raport profesional. Deri atëherë i kishim lutur të gjitha palët të përmbahen nga çfarëdo konstatimi i parakohshëm”, tha ai.KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori