Në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, janë bërë disa grafitë ku shihet një shishe e mjaltit, ku shkruan “I’m not a Gun”.
Në lidhje me këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Liburn Aliu në një konferencë për media ka thënë se ky grafit është një kërcënim për këtë parti si dhe rikujtim për vrasjen e aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.
Aliu tha se ky grafit mund të jetë kërcënim edhe për vrasje tjera.
“Dy ditë më parë, saktësisht në natën e 9 janarit dikush në formën më të tmerrshme na e ka kujtuar vrasjen e Astritit. Më 5 nëntor të 2016 vritet aktivisti jonë Astrit Dehari. Deklarimet ishin se ai ka konsumuar barna dhe ka vdekur. Pastaj u tha që ka kryer vetëvrasje se ka qenë i mërzitur. Thanë se e kishte mbytur veten me shishen e mjaltës e gjetur në dhomë. Mjekët ligjor deklaruan se vdekja ishte e dhunshme dhe mundësia për të kryer vetëvrasje ishte e pamundshme”, ka thënë Aliu.
Ai tha se dikush u përkujdes të kujtoj edhe njëherë, që Astritin e kanë vrarë në burg.
“Grafiti në objektin e teatrit paraqet shishen që është vrarë Astriti në burg dhe në shishe shkruan ‘I am not a Gun’ (Unë nuk jam armë). Njerëzit nuk e imagjinojnë se si ndihet familja e Astritit kur ta shohin këtë grafitë në formë bizare të rikujtimit të vdekjes. Ky grafit në këtë kohë mbase dëshmon dy gjëra: dëshmon pranimin e vrasjes së Astritit dhe njëkohësisht mbase mund të jetë kërcënim për vrasje tjera, mbase mund t’i ketë në mendje. Grafitet janë kërcënime dhe nuk do ta ndalin Lëvizje Vetëvendosje”, u shpreh ai.
Mirëpo, deputeti i LVV-së, Aliu në lidhje me këtë grafit shtroi një pyetje: “Por kur vjen ky kërcënim, pse bash tash? Tani në prag të përpjekjeve për një marrëveshje, pra para synimeve që të ketë koncesione tjera kundrejt Serbisë. Pushteti që një kohë ka provuar të dobësoj Lëvizjen Vetëvendosje në shumë forma dhe këto forma mbase iu kanë dështuar. Ky grafit dëshmon se ajo ka qenë arma e vrasjes. Ky grafit thotë që përdorimi i asaj shishe do të vazhdoj dhe paralajmëron vrasje të reja ndaj atyre që po prishen plane atyre që e mbajnë këtë vend të ngulfatur politikisht…”. Aliu shtoi se vrasja e Astritit ishte e paralajmëruar. “ ‘Ruani se po vetëvraheni’, ishte një nga deklaratat në Kuvendin e Kosovës”, tha ndër të tjera, Liburn Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Haradinaj i dërgon përshëndetje Drenicës nga Amerika
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë