Ikonografia moderne, pankartat dhe posterët po ndryshojnë mënyrën se si komunikojmë dhe protestojmë, transmeton Telegrafi.

Hope e1522741718576


Kur posteri "Shpresa" i Obamas - i punuar nga Shefard Fairey - u përhap në formë virale, atëherë nisi një fazë e re në gjuhën vizuale të politikës. Si ndikon grafika në mënyrën se si mendojmë dhe komunikojmë? Cili është roli i ikonografisë grafike në ngjarjet politike? Ekspozita në Muzeun e Dizajnin në Londër - “Hope to Nope: Graphics and Politics 2008-18” - trajton këto çështje duke paraqitur disa nga shembujt më interesante të protestës gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar.

swoosh e1522741705683

Grafika “Swoosh” (logoja e kompanisë Nike - v.j.) ishte virale në prag të zgjedhjeve të fundit të përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar, duke u përhapur në mediat sociale nga mbështetësit e udhëheqësit të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn. Çfarë e bëri të ketë ndikim? Margaret Cubbage, kuratore në Muzeun e Dizajnit, thotë për BBC: "Tregon emocionin që i motivon individët të jenë politikisht aktivë. Vepra e artit që është autentike dhe ndërlidhet me mesazhet e protestuesve, ka gjithmonë ndikim”!

Protesta e1522741688712

“Është një demokratizim në grafikën e protestave”, thotë Lucienne Roberts nga GraphicDesign&, që është kuratore e ekspozitës: "Pjesa më e madhe e dizajnit ‘të rëndësishëm’, që lidhet me politikën, prodhohet nga amatorë të paidentifikuar. Ose nga dizajnerët që janë të detyruar të përdorin pseudonime për sigurinë e tyre”, thotë ajo. "Në sajë të internetit dhe mediave sociale, ka ndryshuar dinamika mes artistit dhe audiencës. Tani ekzistojnë hapësira dhe sisteme të reja për komunikim grafik, duke integruar imazhe dhe tekst në bisedat dydrejtimëshe, që i bëjnë përdoruesit pjesë të procesit e jo thjesht marrës të informacionit. Postimet në Facebook, Twitter, 4chan, Snapchat dhe Instagram mund të jenë mjedise virtuale, por kanë ndikim të thellë në botën fizike”.

Grafika e1522741884707

Formati tradicional i banerit, posterit, pankartës apo sloganit politik nuk është bërë i parëndësishëm. Ato ekzistojnë tok me digjitalen - përhapjen e shpejtë të mesazheve vizuale në pajisjet tona, kudo ku jemi. “Kjo ka bërë të ndjehemi më të interesuar për ngjarjet në botë, e më të aftë për të ndikuar në ndryshime apo në debat”, thotë Roberts.

je suis e1522741901551

Disa fushata politike kanë miratuar qasje të ngjashme me brendet e korporatave, ku është adoptuar slogani, simboli apo imazhi. Margaret Cubbage thotë: "Individët marrin një identitet kolektiv, qoftë për mbrojtje apo për të fshehur identitetin, por ndikimi viziv është i fuqishëm”.

99 e1522741941931

Cilido qoftë formati apo mediumi, grafika e fuqishme e protestës dhe mesazhi i saj tërheq shpejt vëmendjen. Roberts shprehet: "Çfarëdo që mbani në protesta, ato duhet të komunikojnë me shpejtësi, të kapin vëmendjen dhe të nxisin imagjinatën”.

protesta e grave e1522742000350

Në anën tjetër janë protestat ku ka gamë të gjerë të shprehjes dhe larmi në mesazhe. "Protestuesit shfaqin zemërimin, gëzimin ose frikën duke krijuar pankarta të tyre dhe duke përdorur materialin që kanë në dispozicion", thotë Margeret Cubbage. Kjo qasje kohëve të fundit ishte e dukshme në protestat e grave. "Përdoret gjithçka për të shprehur mendimin politik”.

Trump e1522742780221

Grafikët më të përhapur dhe më të shquar të viteve të fundit janë ato me Donald Trumpin, thotë Margaret Cubbage. "Nuk ka rëndësi nëse jeni të angazhuar politikisht apo jo; do ta njihni dhe do të jeni të vetëdijshëm për veçoritë dhe cilësitë e tij". Puna e artistit kuban, Edel Rodriguez, ka fituar famë të madhe, shton bashkë Lucienne Roberts . "Është shumë krijues dhe me dije. Ka bërë shumë imazhe të Trumpit, përfshirë ballinat për TIME, New Yorker dhe Der Spiegel”!

in e1522742799107

Kundërshtimi i BREX-it me "I’m in” u shfaq në formë virale në mediat sociale, si shembull se si teknologjia digjitale ka ndryshuar peizazhin e dizajnit grafik. "Historia e grafikës dhe e politikës, prej vitit 2008 dominohet nga teknologjia e re", thotë Roberts. "Ajo ka hapur mënyrat e reja për të lidhur individët dhe kauzat... Teknologjia gjithashtu ka demokratizuar dizajnin grafik. Çdokush që ka qasje në një kompjuter ose telefon të zgjuar mund të ‘dizajnojë’ me përdorimin e tekstit dhe imazheve dhe të shpërndajë rezultatin në mediat sociale”. Marshi i grave në ditën e parë të presidencës së Trumpit dhe një vit më vonë, shquhej për përdorimin e gjerë të pankartave, banderolave dhe posterëve. Në vitin 2017, rreth 4.5 milionë njerëz në 914 marshe protestuan ndër të tjera kundër qëndrimit të Trumpit ndaj të drejtave të grave dhe të pakicave. Shumë nga gjërat që pjesëmarrësit bartnin ishin dizajnuar në rrjetet sociale.

Grafika 2 e1522742833895

Dekadën e fundit, përmes grafikës zërat janë bërë më të dëgjueshëm. Për Lucienne Robertsin, kjo mund të jetë një gjë e mirë për shoqërinë. Megjithatë, dizajneri i njohur grafik, Milton Glaser, ishte kritik ndaj "copave që kënaqin dhe shprehin zemërimin e krijuesit, por që nuk transformojnë vizionet e njerëzve të tjerë". Margaret Cubbage për këtë thotë: "Qëllimi ynë është që veprat e grumbulluara të tregojnë rolin kryesor që dizajni grafik luan në kundërpërgjigjen jo vetëm ndaj momenteve politike të kohës sonë, por edhe sfidimin, ndryshimin dhe diktimin e tyre”. /Telegrafi/