LAJMI I FUNDIT:

Graçanica me rrugën “Kosova Metohija”, kërkohet reagimi i institucioneve

Graçanica me rrugën “Kosova Metohija”, kërkohet reagimi i institucioneve

Pavarësisht se daton që nga mesjeta apo shekulli i njëmbëdhjetë, nocioni “Metohija” si term kishtar, vazhdon të përdoret edhe sot nga popullsia serbe që jeton në Kosovë, por jo vetëm. Kosovës i referohen me këtë nocion edhe drejtuesit e lartë të institucioneve serbe, por nuk është kjo e gjitha.

Në hyrje të Graçanicës, shumë afër Prishtinës, një rrugë është e emërtuar “Kosova Metohija”. Nocion ky i cili jo rrallë herë ka krijuar edhe tensione verbale ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Sipas historianit, Muhamet Malaj ky term nënkupton hapësirën që sot në Kosovë është rajoni i Dukagjinit.


“Për fat të keq ky term me konotacion politikë ka filluar të përdoret për shkak të politikës serbo madhe, e cila në fakt territorin e Dukagjinit, ose pjesën perëndimore të Kosovës, që njihet që nga viti 1281, me emrin “Dukagjin”, ta zëvendësonte me një terminologji tjetër. Por gjatë mesjetës nuk e kemi termin “Metohija”, në kuptimin që e ka sot, pra ka qenë pronë kishtare. Ndërsa, sot ka marrë një konotacion politikë dhe është një tendencë për të dëshmuar gjoja mbi sundimin kishtar të Kishës Ortodokse serbe në këto territore. Pra nga një kategori kishtare ka marrë një konotacion politikë dhe si një lloj kundërpërgjigje ndaj termit “Dukagjin”, thotë Malaj.

Që nga viti 1974, ky term është larguar nga përdorimi dhe për territorin e Kosovës është përdorur “Kosovë”.

Megjithatë, me tendencat për t’u kthyer prapë në atë politikë, ky term është futur prapë në përdorim. Madje, term i tillë po gjendet edhe në rrugët e Kosovës.

KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje nga Dejan Jovanoviq, drejtor i Urbanizmit në komunën e Graqanices, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Për këtë nuk kanë folur as Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, përkundër insistimeve tona.

Historiani Muhamet Malaj thotë se Serbia nuk është liruar asnjëherë nga këto steorotipe të vjetra.

“Për fat të keq politika serbe ende nuk është liruar nga këto steorotipe të vjetra, përkundrazi ajo po i rikthen në tregun politikë këto terminologji të cilat janë të larguara, që i ka larguar edhe koha, edhe historia, për faktin se janë kategori historike, nuk janë kategori politike, bashkëkohore… Tendenca pra është politike që termit Kosovë t’i ndajshtohet edhe një element tjetër me proviencë fetare ortodokse-serbe”, vazhdon Malaj.

Siç thotë Malaj, kjo është ndër lëshimet e shumta që ka bërë politika e Kosovës.

Gani Hyseni, banor në këtë komunë thotë se institucionet e Kosovës, duhet të reagojnë sa më shpejtë.

“Në këtë vend në hyrje të Graqanicës, rruga ka emrin “Kosova Metohija”, duhet të reagojnë institucionet qendrore në rend të parë, dhe nuk është në rregull që 20 vjet me funksionu ky sistem kështu, sepse nuk e di në çfarë mënyre, si e shohin politikanët këtë situatë. Këtu është Kosovë, nuk është Metohi, por është Kosovë, por duhet urgjentisht me i trajtu këto gjëra sa më shpejtë… Kosova është Kosovë, jo Metohi”, thotë Hyseni.

Derisa për banorët kosovarë në këtë komunë është shqetësuese një emërtim i tillë, njëjtë nuk ndodhë me ata serbë.

“Për këto pyetje shkoni direkt në komunë”, shprehet ai.

KosovaPress ka provuar të pyes edhe disa qytetarë serbë të kësaj komune, por asnjëri nga ta nuk ka folur para kamerës për këtë çështje.

Sipas historianit Muhamet Malaj, sikur Kosova të ishte shtet më serioz, atëherë përdorimi i termit “Kosova Metohija”, me kuptimin e serbëve që e përdorin, do të duhej të ndalohej edhe në kuptimin ligjor. Kjo tendencë e këtij përdorimi është akronike dhe tendencioze. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori