LAJMI I FUNDIT:

Grabovci ia tregon “dhëmbët” LDK-së: Nuk pranojmë asnjë kushtëzim nga ju (Video)

Grabovci ia tregon “dhëmbët” LDK-së: Nuk pranojmë asnjë kushtëzim nga ju (Video)

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci thotë se janë në përfundim të përgatitjeve për mbajtjen e konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së.

Ai tha se edhe ishin njëzëshëm për ta propozuar një kandidat për kryetar, por Veseli kërkoi që t’u krijohet mundësia të gjithë të interesuarve që të kandidojnë.

“Ende nuk kemi të interesuar, kryesia do të propozoj kriteret, afatet dhe kjo është dëshmia se PDK vazhdon të mbetet shembull i demokracisë…Qëllimi është që të mos kem kandidat formal, por të jetë një garë e mirëfilltë”, ka thënë Grabovci.


Ndërsa, rreth koalicionit me LDK-në, Grabovci tha se ata kanë një marrëveshje me partnerët e koalicionit dhe do ta respektojnë atë dhe se raportet i kanë shumë të mira, por se nuk do të pranojnë asnjë kushtëzim tjetër përveç marrëveshjes së koalicionit që kanë.

“Dikush mund të dëshiroj të ndodh diçka e tillë, por nuk është kjo me realitetin. Njerëzit e arsyeshëm mendojnë dhe angazhohen për realizimin e angazhimeve që kanë marr. Forcën për të kushtëzuar e ka ai që e ka forcën politike. PDK që e ka fuqinë ka përfunduar me marrëveshjen në tavolinë….Gjithsesi se nuk pranojmë…”, ka thënë Grabovci në Rrokum.

Grabovci nuk ka dashur të besoj se LDK do të bëjë një lapsus të tillë , siç u fol nëpër media se do të mund të kërkoj ridizajnim të Qeverisë.

Megjithatë, shefi i deputetëve të PDK-së, shtoi se asgjë nuk është e përjetshme dhe se në çfarëdo rrethanash të reja, merren edhe vendimet e duhura.

Ai pranoi se kanë kontakte me AAK-nën, Nismën e VV-në për koalicione.

Grabovci ka folur edhe për Kadri Veselin i cili mund të zgjedhet kryetar i PDK-së, duke thënë se në muajt e fundit po mos të ishte Veseli, maturia e tij, gatishmëria e tij për të komunikuar sot do të kishim një situatë tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=BFuBIZmOK9A

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Përpjekja e shtatë për konstituimin e Kuvendit, mes mungesës së një afati

Përpjekja e shtatë për konstituimin e Kuvendit, mes mungesës së një afati

Lajme
Kalo në kategori