LAJMI I FUNDIT:

Grabitja në Qafë-Kashar, dyshohet se autorët janë nga Kosova

Grabitja në Qafë-Kashar, dyshohet se autorët janë nga Kosova

Dhjetëra persona janë shoqëruar lidhur me grabitjen e javës së kaluar në Qafë-Kashar, ku persona ende të paidentifikuar vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë. Të shoqëruarit janë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, dhe janë pyetur lidhur me informacionet që kanë.

Mbrëmjen e së dielës shoqëroi mes të tjerësh edhe dy persona nga Lushnja të cilët rreth orës 13:00 të datës 9 shkurt, para se të ndodhte ngjarja, kanë qenë në aksin Tiranë-Rinas.


Lëvizjet e tyre në zonë janë identifikuar nga qelizat telefonike. Pas pyetjes për rrethanat policia ka liruar njërin prej tyre, ndërsa tjetri vazhdon të mbahet në Policinë e Tiranës.

Burime nga grupi hetimor thanë për ‘News24’ se të shoqëruarit nuk i është komunikuar ende asnjë akuzë.

Ai vazhdon të mbahet në polici pasi nuk ka dhënë një arsye konkrete mbi motivin se pse kishte qenë në atë zonë ditën e ngjarjes. Të njëjtat burime thanë se pista kryesore e hetimit, e cila po ndiqet nga policia është se autorët e kësaj ngjarje janë shtetas kosovarë.

Edhe hetimet për ngjarjen e 3 dhjetor 2015 e çuan policinë drejt kësaj piste. Modifikimi i njëjtë i makinës me të cilën goditet blindin, mekanizmi i njëjtë, si edhe djegia e makinave ka çuar policinë në dyshimin që kemi të bëjmë me të njëjtin grup kriminal./Balkanweb/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori