Banesa e një biznesmeni durrsak ka rënë mbrëmjen e së shtunës pre e grabitjes.
Të veshur me uniformë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të maskuar dhe me armë, kanë grabitur biznesmenin e transportit.
Persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur shtëpinë e biznesmenit Elton Kelmendi, që operon në fushën e transportit ndërkombëtar. Burimet thanë se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të mësyjnë në banesën e biznesmenit 38-vjeçar gjatë mbrëmjes.
Autorët e kanë pritur në ambientet e jashtme atë dhe në momentin që biznesmeni është afruar për të hyrë në banesë bashkë me djalin, i kanë vendosur armën në kokë. Nën kërcënimin e armës, grabitësit e kanë udhëzuar atë që t’u kërkonte familjarëve të hapnin derën e shtëpisë.
Në momentin që bashkëshortja e tij ka hapur derën, autorët mësynë në ambientet e brendshme të shtëpisë. Fillimisht, ata lidhën çiftin e bashkëshortëve dhe djalin e tyre, ndërsa më pas kontrolluan në ambientet e brendshme të shtëpisë. Mësohet se autorët kanë arritur që të gjejnë brenda në shtëpi një shumë parash prej rreth dhjetë mijë eurosh.
Pasi morën eurot, ata lanë të lidhur biznesmenin dhe gruan e tij, ndërsa në momentin e largimit morën me vete në formë pengu djalin e tyre, shkruan Panorama.
Pas disa metrash, në momentin që dolën në rrugën kryesore, ata zbritën nga makina djalin e çiftit, i cili i tromaksur u kthye në banesë ku gjeti prindërit të lidhur. Menjëherë, biznesmeni lajmëroi Policinë, duke e vënë në dijeni për atë që kishte ndodhur në familjen e tij. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake, duke sekuestruar provat në vendin e ngjarjes, si dhe kamerat e sigurisë që ndodheshin të instaluara në bizneset pranë banesës së biznesmenit. Sipas burimeve, autorët janë larguar drejt Shijakut, duke humbur gjurmët në errësirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë