LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, gjobitet me 2 mijë euro shkaktari i zjarrit të gomave në fshatin Zdunjë

Gostivar, gjobitet me 2 mijë euro shkaktari i zjarrit të gomave në fshatin Zdunjë

Shërbimet inspektoriale komunale në Gostivar kanë dënuar piromanin e gomave të vjetra, me gjobë prej rreth 123 mijë denarëve.

Zjarri shpërtheu në fillim të muajit mars, ndërsa nga djegia e gomave të vjetra të autobusit, qyteti u mbulua me tym të zi. Nga Vetëqeverisja lokale sot në konferencë për shtyp informuan se zjarrvënësi e ka paguar dënimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Administrata komunale në Gostivar është e vendosur për luftë kundër ndotjes së ambientit jetësor. Në këtë drejtim, inspektorët komunal kanë kryer kontrolle të rregullta parandaluese, ndërsa në raste të caktuara marrin edhe masa represive, gjegjësisht shkelësit i dënojnë me gjoba në pajtim me ligjin. Sa i përket rastit të fundit të djegies së gomave të vjetra në afërsi të fshatit Zdunjë, kryerësi i veprës është dënuar me 123 mijë denarë, të cilën e ka paguar”, thonë nga Komuna e Gostivarit.


Ata apeluan tek subjektet dhe qytetarët që të kujdesen për ambientin jetësor dhe njoftuan se kontrollet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Digjen goma plastike në Gostivar, tymi i zi “mbulon” qytetin (Foto/Video)
Lexo po ashtu Digjen goma plastike në Gostivar, tymi i zi “mbulon” qytetin (Foto/Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori