Gostivar, garë e ngushtë mes Taravarit dhe Osmanit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas KSHZ-së, në Komunën e Gostivarit me 59.80% të vendvotimeve të numëruara deri tani, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.
1. Stevo Pendarovski - 1.330
2. Gordana Siljanovska-Davkova - 3.049
3. Stevçe Jakimovski - 36
4. Bujar Osmani - 5.864
5. Biljana Vankovska - 167
6. Arben Taravari - 5.974
7. Maksim Dimitrievski - 408
Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/04/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































