LAJMI I FUNDIT:

Gordana Jankulloska ju përgjigjet akuzave të PSP-së (Foto)

Gordana Jankulloska ju përgjigjet akuzave të PSP-së (Foto)

Gordana Jankulloska ka reaguar në Facebook ndaj konferencës së sotme të PSP-së, në të cilën u ngritën akuza ndaj disa funksionarëve, mes të cilëve edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Ajo shkruan se PSP përfundoi ashtu edhe siç filloi si “gjoja institucion” dhe mjet politik për të përmbushur dëshirat e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Çdo njëri normal është i lodhur me jomëshirën ndaj konstruksioneve që përdoren për persekutim histerik politike, me çka e drejta, e vërteta dhe argumentet janë më pak të rëndësishme. Është e qartë që për integritet personal, e drejta dhe drejtësia nuk kanë asnjë kuptim”, shkruan mes tjerash Jankulloska./Telegrafi/