GO+ fuqizon paraatletët përmes marrëveshjes për mbështetje të Komitetit Paralimpik të Kosovës
Brendi i njohur GO+ ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Paralimpik të Kosovës.
Ky partneritet është projektuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për atletët që sfidojnë kufijtë e zakonshem në sport.
Komiteti Paralimpik i Kosovës, si organi drejtues për sportet për persona me aftësi të kufizuara në vend, luan një rol kyç në promovimin dhe zhvillimin e këtyre sporteve.
Me ndihmën e GO+, komiteti synon të zgjerojë burimet dhe mundësitë për paratletët, duke u mundësuar atyre të marrin pjesë në gara vendore dhe ndërkombëtare duke qëndruar pranë në arritjet dhe karrierën e tyre sportive.
Ky bashkëpunim përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar infrastrukturën sportive përmes mbështetjes së shtuar financiare dhe logjistike.
GO+, me këtë veprim, jo vetëm që tregon përgjegjësi sociale por gjithashtu kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë.






























