LAJMI I FUNDIT:

Google do t’i japë fund projektit për inteligjencën artificiale me Pentagonit

Google do t’i japë fund projektit për inteligjencën artificiale me Pentagonit

Gjiganti i teknologjisë Google, nuk do të ripërtërijë kontratën me Pentagonin sa i përket prodhimit të përmbajtjes për inteligjencë artificiale.

Vendimi i kompanisë po ndeshet me kundërshtime të ashpra. Një numër i punëtoreve të kompanisë kanë dhëne dorëheqje si shenjë proteste për të marrë pjesë në projektin e Pentagonit, si pasojë e dëmit që ata mendojnë se po shkaktohet me inteligjencën artificiale.


Sipas burimeve brenda kësaj kompanie, që citohen nga The Guardian, përcjell Telegrafi, drejtoresha ekzekutive Diane Greene, i ka thënë personelit që nuk do të ketë ripërtërije të kontratës me Pentagonin, pas skadimit të saj që ndodhi në marsin e këtij viti.

Megjithatë Kate Conger, një gazetare që mbulon zhvillimet në teknologji ki ka thënë BBC-së që nuk është e vërtetë se Google e ka ndaluar projektin për inteligjencën artificiale.

Vlera e kontratës është raportuar te jetë diku 10 milionë dollarë amerikan. /Telegrafi/