Google po ndërton një shfletues të ri eksperimental

Google ka prezantuar Disco, një shfletues eksperimental që përdor inteligjencën artificiale (AI) për të ndryshuar mënyrën e shfletimit.
Ai nuk synon të zëvendësojë Chrome, por të testojë ide të reja për integrimin e inteligjencës artificiale.
Përdoruesit mund të japin komanda dhe Disco hap faqe relevante dhe krijon aplikacione të vogla interaktive.
Këto “mini-apps” quhen GenTabs dhe përdorin modelin AI të Google, Gemini 3.
Qëllimi është të lehtësohet bashkëpunimi midis tab-eve të zakonshme dhe AI-së.
Disco tregon një vizion të mundshëm të ardhshëm të shfletimit të internetit me inteligjencë artificiale. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































