LAJMI I FUNDIT:

Google lanson rrjetin e ri social, Google Circles?

Google lanson rrjetin e ri social, Google Circles?

Mediat e ndryshme botërore besojnë se sot kompania Google do ta paralajmëroj shërbimin e saj të ri në Southwest Interactive, rrjetin e madh social, të quajtur Google Cirlces.

Nëse kjo që është thënë tani, dëshmohet të jetë e saktë, atëherë shërbimi i ri i Google do të ofrojë mundësi për shkëmbimin e fotografive, videos dhe freskimin e statusit personal.

Më tej, thuhet se gjithçka që shpërndahet në kuadër të shërbimit Google Circles do të shpërndahet vetëm me rrethin më të duhur të miqve dhe kontakteve tjera të afërta me përdoruesit, dhe jo me të gjithë kontaktet tuaja në përgjithësi.

Rrjeti më i ri social në botë, Google Circles pritet të prezantohet sonte në një ngjarje të bashkë-themeluar nga ACLU.


Gjithsesi, ky nuk do të jetë lansimi i madh i këtij shërbimi të ofruar nga gjiganti i internetit, kompania Google, i cili pritet ta ndryshojë edhe më tej shoqërimin tonë në internet. / Telegrafi /