LAJMI I FUNDIT:

Google Chrome duhet ta përditësoni sa më parë: Hakerët po shfrytëzojnë një mangësi, për t’ju vjedhur informatat private (Foto)

Google Chrome duhet ta përditësoni sa më parë: Hakerët po shfrytëzojnë një mangësi, për t’ju vjedhur informatat private (Foto)

Njësiti i inxhinierëve të sigurisë së Google, u kanë kërkuar përdoruesve që ta përditësojnë menjëherë këtë shfletues, për t’i mbrojtur informatat nga kriminelët kibernetik.

Mangësia që e shfrytëzonin hakerët, në versionin e Chrome për desktop, tashmë është evituar nga kompania dhe nuk mund të keqpërdoren më të dhënat private, transmeton Telegrafi.

Eksploatimi kishte të bënte me një pjesë të Chrome të quajtur FileReader, që i mundëson softuerit të ketë qasje, në të dhënat e mbledhura nga ueb-faqet në kompjuterin e shfrytëzuesit.


Deri më tani, Google nuk ka treguar për asnjë detaj tjetër, që t’ju pamundësojë hakerëve kopjimin e sistemit të ri të sigurisë.

“Duhet ta përditësoni Google Chrome menjëherë, madje në ktë minutë” ka shkruar shefi i ekipit të inxhinierëve të sigurisë, Justin Schuh në Twitter.

Sipas tij, nuk do të bëhen të ditura hollësitë, sepse ende është duke u punuar në këtë sistem, që ka prekur një të tretën e sistemit softuerik të këtij gjiganti të kërkimit.

Shfrytëzuesit mjafton të klikojnë në opsionin Ndihmë, nga shiriti i opsioneve dhe pastaj të zgjedhin About Chroome Google dhe gjithçka do të përfundojë menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Teknologji
Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Teknologji
Kalo në kategori