Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka thënë se Gustavo Gomez nuk do të transferohet te Boca Juniors.

Qendërmbrojtësi pritet të largohet nga Rossonerët këtë muaj, ndërsa klubi argjentinas dëshiron ta transferojë.


GustavoGomez 2 (Foto: Getty Images)

Mirëpo, Boca dëshiron vetëm huazimin e lojtarit, prandaj Milani nuk dëshiron as të bisedojë.

Drejtori i klubit italian e ka bërë të qartë se mundësitë më të mëdha janë që Gomez ta vazhdojë karrierën te Udinese ose te Flamengo.

"Akoma jemi duke u përpjekur që ta përcaktojmë situatën e lojtarit, mirëpo nuk mendoj se kalimi te Boca është i mundshëm".

GustavoGomez (Foto: Getty Images)

"Ata e kërkojnë huazimin, derisa ne duam ta shesim. Me shumë mundësi do të shkojë te Udinese ose te Flamengo, mirëpo ende duhet që t'i përcaktojmë kushtet me ta", citon Ole fjalët e Mirabellit.

Paraguaiani 24 vjeçar është pjesë e Milanit nga viti 2016 kur u transferua nga Lanusi. /Telegrafi/

telegrafi sport app