Sulmuesi argjentinas, Papu Gomez, ia kushtoi fitoren 2-0 të Atalantas ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, legjendës Diego Armando Maradona.

U konfirmua dje (e mërkurë) se Maradona pësoi një sulm në zemër dhe ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare.


Mesazhet për të nderuar një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave mbërritën nga çdo vend i botës dhe vërshuan rrjetet sociale.

Sulmuesi i Atalantas, Gomez i shtohet kësaj liste pas fitores mbresëlënëse në Anfield në Ligën e Kampionëve, pasi Josip Ilicic dhe Robin Gosens ndihmuan klubin italian të hakmerret për humbjen e tyre në shtëpi.

“Një gëzim mes kaq shumë trishtimesh ... sot do të ishe super krenar për ne, ne ja kushtojmë këtë fitore Dieguitos”.

“Në territorin anglez, Atalanta bëri përsëri histori. AD10S”, ka shkruar Gomez në Instagram. /Telegrafi/

telegrafi sport app