LAJMI I FUNDIT:

Golf R që zhvillon 450 KF (Foto)

Golf R që zhvillon 450 KF (Foto)

Kompania O.CT Tuning për Volkswagen Golf R ofron më shumë paketa për përforcimin e motorit të saj 2.0-litër Turbo.


Paketa “Stage 1” përfshin përforcimin e motorit serik nga 300 në 370 kuajfuqi, paketa “Stage 2” përfshin përforcimin e motorit në 378 kuajfuqi, paketa “Stage 3” në 395 kuajfuqi, si dhe paketa “Stage 4” në 450 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Në këto paketa, ndër të tjera, po ashtu hyn edhe sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe marshi DSG i modifikuar dhe sistemi Launch Control.