LAJMI I FUNDIT:

Golf 8 ka çmim më të shtrenjtë se modeli aktual, derisa garancia për të është zvogëluar

Golf 8 ka çmim më të shtrenjtë se modeli aktual, derisa garancia për të është zvogëluar

Sistemi i sigurisë është më i lart, si standard në çdo version

Të gjithë e kanë pritur me padurim, prezantimin e Golf 8, që doli të jetë një makinë mbresëlënëse, që iu pëlqeu të gjithëve, transmeton Telegrafi.


Por, makinat nga gjenerata tetë e këtij modeli Volkswagen do t’i shet më shtrenjtë, derisa iu ka zvogëluar garancinë. CarsDirect ka siguruar të dhënat, që bëjnë të ditur se Golf 8 ka çmim për 925 euro më të shtrenjtë se modeli aktual.

Modeli bazë i kësaj makine, kushton 26,600 euro, që është 925 euro më shtrenjtë se modeli i tanishëm. Të interesuarit për ndërruesin automatik, duhet të paguajnë 725 euro më shumë, duke bërë që çmimi të arrij në mbi 27 mijë euro.

Modeli i ri, me një sërë ndryshimesh të dukshme! Ja si duket Golf 8 i ri – përmes 30 fotografive
Lexo po ashtu Modeli i ri, me një sërë ndryshimesh të dukshme! Ja si duket Golf 8 i ri – përmes 30 fotografive

Versioni i Golf 8 SE manual ka çmim bazë prej 29,800 eurove, derisa 720 euro duhet paguar më shumë për sistemin automatik DSG, që do thotë se janë shtrenjtuar për 380 euro, respektivisht 100 euro. Autobahn Package ia shton versionit SE edhe 3,900 euro, më shumë.

Si standard në secilin version, sistemi i sigurisë është shumë më i lartë, pasi përfshin kontrolluesin e këndit të vdekur dhe frenimin emergjent.

Derisa garanci për modelin e tanishëm është gjashtë vjet apo 116 mijë kilometra, Golf 8 ka garanci katër vjet apo 80,400 kilometra. /Telegrafi/