Në vijën bregdetare të Golemit, u prezantuan stendat me pajisje moderne jetë shpëtuese për të garantuar akoma më shumë siguri për pushuesit gjatë sezonit veror.
Në prezantimin e tyre ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Monika Zuchniak-Pazdan.
Ministrja Koçiu nënvizoi se afërsia e Qendrave Shëndetësore verore me plazhet ”ka siguruar prezencë të profesionistëve të shëndetit në çdo moment që të japin ndihmë dhe mbështetje, por jo vetëm, edhe për të këshilluar në plazhet publike lidhur me masat kryesore që duhen patur parasysh gjatë kohë qëndrimit në diell, si dhe këshillat mjekësore për të kaluar një sezon pushimesh sa më të sigurt dhe të shëndetshëm”.
Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme gjatë këtij sezoni turistik.
“Roja bregdetare, stafi shëndetësor në Qendrat Shëndetësore verore të cilat janë pranë plazheve, por edhe punonjësit e policisë në çdo moment që do të ketë nevoje për një ndërhyrje të shpejtë, sigurojnë që i gjithë zinxhiri dhe gjitha hallkat institucionale të funksionojë në mënyrë të plotë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.
Koçiu falënderoi Ambasadën e Polonisë në Shqipëri për mbështetjen me këto pajisje moderne që sigurojnë shpëtimin e jetës në kohë reale.
“Pothuajse 5 km vijë bregdetare që mbulohen nga këto pajisje, garantojnë ndërhyrje të shpejtë dhe efektive në rast rreziku në det për shpëtimin e jetëve njerëzore në kohë reale”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë prezantimit të pajisjeve.
Hoxha: Siguri maksimale
Ndërsa ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shkruan në rrjetet sociale se sezoni turistik po kulmon dhe jo vetëm portet, aeroporti, akset kombëtare janë të tej mbushura nga turistë vendas e të huaj, por kryesisht zonat bregdetare janë plot me pushues.
“Detyra jonë, teksa të tjerët pushojnë është të sigurojmë siguri maksimale për ta. Në plazhin e Golemit, merr jetë një ide e projektit të mbështetur nga ambasada e Polonisë në Tiranë, për të vendosur disa pajisje shpëtimi, që përdoren nga kushdo. Pajisja quhet #StendaeJetës dhe përfshin kamerdare shpëtimi, një sistem sinjalizimi zanor dhe sistem ndriçimi të integruar, që alarmon duke tërhequr vëmendjen e pushuesve në rast rreziku për jetën e një qytetari në ujë. Isha së bashku me Albanën, ambasadoren e Polonisë në Tiranë, Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, si dhe strukturat policore, të shëndetësisë, bashkisë dhe shoqatës vullnetare AFPRA, për të vënë në jetë këtë nismë.”, shkruan Hoxha.
Përgjatë vijës bregdetare në Durrës janë vendosur 5 stenda me pajisje shpëtimi pranë plazheve ku dhe fluksi i pushuesve është më i lartë të cilat mund të përdoren nga kushdo në rast nevoje. Pajisja përfshin komerdare shpëtimi, një sistem elektronik kontrolli dhe sinjalizim zanor që njofton shërbimet e urgjencës apo edhe pushuesit duke tërhequr vëmendjen në rast rreziku për jetën e një personi në det.
Në stendë do të ketë staf nga Urgjenca Kombëtare dhe shërbimi zjarrfikës i Ministrisë së Brendshme./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët