Golden State Warriors triumfon me vështirësi ndaj Minnesota Timberwolves, fitore ka marrë edhe Miami Heat

Golden State Warriors ka fituar me një rezultat të ngushtë ndaj Minnesota Timberwolves, 113-104.
Çereku i parë ishte i barabartë, pasi përfundoi 22-22, ndërsa në të dytën ishin vendasit që triumfuan me rezultat 35-21.
Në pjesën e dytë, çerekun e tretë e fitoi përsëri Golden State me rezultat 27-24, për ta humbur më pas çerekun e katërt me 29-37.
D'Angelo Russell ishte më i miri i këtij takimi me 30 pikë të shënuara, e që pas tij ishte bashkëlojtari i tij Alec Burks me 25, gjersa pas tyre u rëndit Andrew Wiggins me 22 pikë.
Humbje në këtë xhiro ka pësuar Portland Trail Blazers që është mposhtur me rezultat 102-94 nga New Orleans Pelicans.
Fitore me komode në këtë javë shënoi San Antonio Spurs që e mposhti Memphis Grizzles me rezultat 145-115.
Rezultatet e të gjitha takimeve:
Cleveland Cavalier 121- 118 Atlanta Hawks
Detroit Pistons 109-125 Philadelphia 76ers
Indiana Pacers 120-115 Toronto Raports
New York Knicks 115-121 Washington Wizards
Orlando Magic 103-95 Chicago Bulls
Miami Heat 107-104 Utah Jazz
https://twitter.com/MiamiHEAT/status/1209306534645248002
Phoenix Suns 111-113 Denver Nuggets
Sacramento Kings 104-113 Houston Rockets. /Telegrafi/
https://twitter.com/SacramentoKings/status/1209342180860448768




















































