LAJMI I FUNDIT:

Gold AG dhe Kastriot Tusha lansojnë “Ushtar Kavaja” për nder të heroit Indrit Cara

Gold AG dhe Kastriot Tusha lansojnë “Ushtar Kavaja” për nder të heroit Indrit Cara
(Foto: Screenshot/YouTube/Gold AG)

“Ushtar Kavaja” mban titullin kënga më e re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Gold AG dhe Kastriot Tushës.

“Urime Pavarësia e Kosovës krejt shqipeve anembanë botës. Me këngën më të re urojmë nga zemra për ju”, shkruan në njoftimin e reperit.

Arian Agushi e ka bërë melodinë dhe e ka shkruar tekstin e këngës, me orkestrim të Alban Fortunës.


Për anën vizuale është kujdesur M Production që e ka xhiruar videoklipin e këngës “Ushtar Kavaja”.

Indrit Cara (i njohur si Ushtar Kavaja) ishte një veprimtar, aktivist dhe ushtar shqiptar, i cili vdiq duke luftuar në Luftën e Kosovës në mars të vitit 1999. Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, ai la Londrën, ku kish kohë që jetonte dhe iu bashkua luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë.

Sejdiu dekoroi Indrit Carën me Medaljen “Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari”
Lexo po ashtu Sejdiu dekoroi Indrit Carën me Medaljen “Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari”

Në vitin 2009, dhjetë vjet pas vdekjes së tij, asokohe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”, Indrit (Lulëzim) Carën, me motivacion për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Kalo në kategori