Me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, Ferizaj duket se ka filluar të sheh ‘dritë në fund të tunelit’ pas një serie negative të rezultateve.
Kjo ngritje në formë pas pesë humbjeve radhazi, ka bërë që ata tashmë të ngjiten në pozitën e shtatë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.
Një prej lojtarëve që ka kontribuar në këtë formë pozitive të ferizajasve është padyshim sulmuesi Abdeen Temitope Abdul, i cili ka shënuar në tri prej këtyre katër takimeve.
Në një intervistë për Telegrafin ai ka rrëfyer shumëçka – që nga përvoja e tij në Kosovë, forma aktuale si dhe dallimet mes ligës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, duke qenë se në të kaluarën ka luajtur për Skënderbeun.
“Ne kemi qenë në një formë të mirë së fundmi. Të fitosh tri ndeshje rresht dhe të barazosh një tjetër është një besim i madh për lojtarët dhe ka ngritur moralin tonë. Unë jam i lumtur që kam shënuar në tri prej këtyre ndeshjeve dhe kam ndihmuar skuadrën time të marrë pikët e dëshiruara”.
“Kur je një sulmues ju gjykoheni në bazë të golave, por është e rëndësishme të qëndrosh me këmbë në tokë”, ka thënë fillimisht Abdul kur u pyet për ngritjen në formë të Ferizajt.
“Ne jemi një skuadër që jemi promovuar sezonin e kaluar, kështu që është e rëndësishme të marrim tri pikët në çdo ndeshje që luajmë. Tri pikë nuk janë aspak të lehta për t’u marrë në Superligën e Kosovës”.
“Ferizaj është një skuadër me histori të mirë dhe me tifozë që e mbështesin vazhdimisht atë. Jam i sigurt që së bashku mund të arrijmë rezultate edhe më të mira”.
Abdul tutje shprehet se është përshtatur mjaft mirë në Kosovë dhe për këtë e ka ndihmuar fakti që më herët ka luajtur në Shqipëri.
“Unë jam përshtatur mirë në Kosovë, njerëzit më kanë pritur mirë dhe unë e kam gjetur formën më të mirë së fundmi. Fakti që kam luajtur në Shqipëri më ka dhënë një ide se çfarë do më pret në Kosovë. Më pëlqen kultura dhe njerëzit këtu. Nuk mund të ankohem aspak për kohën time në Kosovë deri më tani”, potencoi ai.
Në vazhdim Abdul deklaron se përveç shënimit të golave, për të është e rëndësishme që t’i ndihmojë edhe bashkëlojtarët, pasi këtë duhet ta bëjë një sulmues modern.
“Kur bie fjala tek shënimi i golave unë kam objektivat e mi dhe numrat që do të doja t’i arrija, por më e rëndësishmja është t’i fitojmë ndeshjet”.
“Mendoj se aftësitë e mia mund të ndihmojnë edhe të tjerët të shënojnë po ashtu, pasi një sulmues modern duhet të jetë në gjendje të dhurojë asistime për bashkëlojtarët gjithashtu”.
Për fund 29-vjeçari tha se nuk ka ndonjë dallim të madh mes ligës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, përveç aspektit taktik të lojës që sipas tij është më i theksuar në Shqipëri.
“Diferenca mes ligës në Kosovë dhe në Shqipëri nuk është shumë e madhe. Do të thosha se dallimi më i madh qëndron tek aspekti taktik i ndeshjes, i cili është më i theksuar në Shqipëri dhe skuadrat janë taktikisht dhe teknikisht më të fokusuara”, përfundoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës