La Liga ka qenë gjithmonë e mbushur me sulmues elitarë, ndërsa në sezonin 2022/2023 i është bashkëngjitur edhe sulmuesi polak, Robert Lewandowski.

Ylli i Barcelonës tashmë është duke konkurruar për golashënuesin më të mirë të këtij edicioni, së bashku me kapitenin e Real Madridit, Karim Benzema.


Në renditjet e para në listë është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili mbron ngjyrat e Mallorcas.

Golashënuesit më të mirë në La Liga deri më tani në këtë sezon:

RenditjaFutbollistiKlubiGola
1Robert LewandowskiBarcelona13
2JoseluEspanyol10
3Karim BenzemaReal Madrid9
4Borja IglesiasReal Betis8
=4Vedat MuriqiMallorca8
=4Iago AspasCelta Vigo8
=4Alexander SorlothReal Sociedad8
8Alvaro MorataAtletico Madrid7
=8Brais MendezReal Sociedad7
10Federico ValverdeReal Madrid6
=10Vinicius JuniorReal Madrid6
=10Chimy AvilaOsasuna6
=10Antoine GriezmannAtletico Madrid6
14Sergio LeonReal Valladolid5
=14Inaki WilliamsAthletic Club5
=14Edinson CavaniValencia5
=14Gorka GuruzetaAthletic Club5
=14Ousmane DembeleBarcelona5
=14Cristhian StuaniGirona5
=14Isi PalazonRayo Vallecano5
=14Enes UnalGetafe5

Kush ishte golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar

Në edicionin 2021/2022 munguan emra, si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, në listën e golashënuesve më të mirë në kampionatin spanjoll, të cilin e kryesoi Karim Benzema.

Sulmuesi i Real Madridit ishte në formë frymëzuese duke i ndihmuar klubit ta fitonte titullin e La Ligas dhe Ligën e Kampionëve.

Francezi realizoi 27 gola në kampionat duke e fituar trofeun Pichichi (që është emëruar sipas ish-sulmuesit të Athletic Bilbaos, Rafael ‘Pichichi’ Moreno). /Telegrafi/

telegrafi sport app