LAJMI I FUNDIT:

Gol dhe asistim – Hadërgjonaj vendimtar në fitoren e parë të Alanyasporit pas gjashtë ndeshjeve

Gol dhe asistim – Hadërgjonaj vendimtar në fitoren e parë të Alanyasporit pas gjashtë ndeshjeve

Alanyaspor ka marrë një fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Trabzonsporit në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit turk.

Në këtë sfidë për vendasit shkëlqeu reprezentuesi kosovar Florent Hadërgjonaj, i cili ishte vendimtar në këtë fitore të tyre.

Hadërgjonaj ishte autor i golit të parë të tyre të cilin e realizoi në minutën e 44-të nga penalltia, teksa asistoi tek goli i fitores që u shënua në minutën e 50-të nga Loide Augusto.


Për këtë paraqitje fantastike, Hadërgjonaj u vlerësua me notën 8.5 nga Sofascore duke bërë që të shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes.

Përveç golit dhe asistimit, Hadërgjonaj pati 2 spastrime të topit nga zona e rrezikshme, 2 pasime kyçe, 1 shans të madh për gol të krijuar.

Ai gjithashtu fitoi shtatë duele, teksa kompletoi tre topa të gjatë si dhe pati 27 pasime të kompletuara dhe 2 driblime të sakta.

30-vjeçari me këtë paraqitje të tij e dëshmoi pse është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit të tij këtë sezon, me Alanyaspor që gjeti fitoren e parë pas gjashtë ndeshjeve pa rezultat pozitiv./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

La Liga
Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Liga e Kampionëve
Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

La Liga
Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

La Liga
Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Ish-ylli i Bayern Munichut diagnostifikohet me sëmundje të rëndë në mushkëri

Ndërkombëtare
Bayern Munich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Leroy Sane

Bayern Munich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Leroy Sane

Bundesliga
Kalo në kategori