LAJMI I FUNDIT:

Goditi Sali Berishën, Gjykata e Apelit lë në burg Gert Shehun

Goditi Sali Berishën, Gjykata e Apelit lë në burg Gert Shehun

Gjykata e Apelit ka lënë në burg, 31-vjeçarin Gert Shehu, i cili goditi me grusht kryedemokratin, Sali Berisha, më 6 dhjetor gjatë protestës së opozitës.

Sipas informacioneve Shehu ka folur në seancë, ku ka thënë se kërkon të shkojë në shtëpi, pasi është djalë i vetëm dhe e ka të nevojshme që të marrë medikamentet.


Gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Shehut, të cilët kërkonin një masë më të butë sigurie, ai ajo e arrestit shtëpiak, apo e shtrimit të detyruar në spital.

Më 6 dhjetor, 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha teksa ky i fundit doli nga selia blu dhe iu bashkua protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në momentet që agresori goditi me grusht Berishën, truprojat e tij dhe simpatizantë të PD-së nuk kursyen dhunën ndaj të riut.

Ky i fundit përfundoi në Spitalin e Traumës.

Nga demokratët erdhën akuza se gjithë ngjarja është e inskenuar nga kryeministri Edi Rama. Madje Berisha kërkoi edhe lirimin e Shehut nga burgut duke e quajtur atë një viktimë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori