LAJMI I FUNDIT:

Goditi për vdekje këmbësorin, Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton se ka ndaluar një person

Goditi për vdekje këmbësorin, Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton se ka ndaluar një person

Një këmbësor ka humbur jetën ditën e enjte në Gjilan, pasi u godit nga një veturë derisa ishte duke ecur në vendkalimin për këmbësorë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person, të pandehurin E.O., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Dyshohet se i pandehuri E.O., më 15 Gusht 2024, rreth orës 20:00, në Gjilan, ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, në atë mënyrë që gjatë drejtimit të automjetit të tij, duke mos respektuar këmbësorin – tani të ndjerin Sh.S., i cili ka qenë duke trupuar rrugën në vendkalimin e këmbësorëve, me pjesën e parë të automjetit e ka goditur të njëjtin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.


Tutje, Prokuroria njofton se i pandehuri E.O., gjendet në masën e ndalimit dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori