LAJMI I FUNDIT:

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë: 8 në pranga, nën hetim 44 shtetase nga Amerika Latine

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë: 8 në pranga, nën hetim 44 shtetase nga Amerika Latine

Një rrjet prostitucioni në kryeqytet është goditur këtë të premte nga policia e Tiranës.

Si rezultat i hetimeve disa mujore, u ekzekutuan 11 masa sigurie, ndërsa në pranga përfunduan 8 persona, përfshirë organizatorë dhe bashkëpunëtorë të këtij aktiviteti kriminal. Tre persona të tjerë, mes tyre edhe drejtuesja e rrjetit, janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit, u proceduan penalisht edhe 44 shtetase të huaja nga Amerika Latine, të cilat dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion.


Sipas hetimeve, aktiviteti drejtohej nga 47-vjeçarja G. R., e cila operonte nga Kolumbia dhe bashkëpunonte me 39-vjeçarin E. S., përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm. Ata kishin krijuar një strukturë të organizuar me ndihmën e disa personave të tjerë, mes tyre edhe një punonjëse policie e identifikuar me inicialet A. B.

Masat e marra nga autoritetet

Arrest me burg për 6 persona, përfshirë organizatorë dhe persona që mbanin ambiente për prostitucion.
Arrest në shtëpi për dy shtetase, përfshirë edhe punonjësen e policisë.
Shpallje në kërkim për 3 persona, mes tyre edhe drejtuesja kryesore e rrjetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat e një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Operacionalen e DVP Tiranë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Orkidea” si rezultat i të cilët u ekzekutuan 11 masa sigurie , konkretisht:

-Arrest me burg për shtetasin E. S., 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;

-Arrest në shtëpi për shtetasen E. M., 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;

-Arrest me burg për shtetasen Y. G., 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen L. V., 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen N. B, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

-Arrest me burg për shtetasen S. M., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen N. B., 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:

-Arrest në shtëpi për shtetasen A. B., 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet krimianal.

Shtetasja G. R. 47 vjeçe, (e shpallur në kërkim) drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me shtetasin E. S., ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja G. R dhe shtetasi E. S, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen E. M dhe A. B(punonjëse policie) për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari bashkëpunues tregon se si i ndanin paratë e ryshfetit në rastin “Subvencionet”

Dëshmitari bashkëpunues tregon se si i ndanin paratë e ryshfetit në rastin “Subvencionet”

Drejtësi
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Siguri
Quni i LDK-së nuk përjashton bashkëqeverisjen me VV-në

Quni i LDK-së nuk përjashton bashkëqeverisjen me VV-në

Lajme
Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt

Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt

Lajme
Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme: LDK bëri vjedhje industriale të votave të diasporës

Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme: LDK bëri vjedhje industriale të votave të diasporës

Lajme
Aleanca ushtarake trepalëshe: A i është kërkuar Malit të Zi të jetë pjesë e marrëveshjes?

Aleanca ushtarake trepalëshe: A i është kërkuar Malit të Zi të jetë pjesë e marrëveshjes?

Siguri
Kalo në kategori