Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raportimeve të policisë, viktima mashkull kosovar, ka deklaruar se është goditur nga një veturë teksa po ecte në këmbë rreth orës 19:40.


Si pasojë e goditjes, ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar nisjen e hetimeve për veprën penale “tentim vrasje”.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/