LAJMI I FUNDIT:

Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, dhjetë persona në pranga

Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, dhjetë persona në pranga

Autoritetet italiane kanë goditur një bandë shqiptare, e cila ishte e specializuar për vjedhjen e banesave. Hetimet nisën pas grabitjes së një vile në Iseo, ku policia arriti që të identifikonte grupin kriminal, kryesisht të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe që qëndronin në Itali në mënyrë të parregullt.

Mediat italiane raportojnë se personat janë përgjegjës për të paktën 16 sulme të kryera në provincat e Brescia, Bergamo, Milano, Monza dhe Brianza, Pavia, Piacenza dhe Reggio Emilia dhe 4 vjedhje makinash.


Në pranga kanë përfunduar 10 persona me kombësi shqiptare. Ata janë: Alberto Mema, Mustafa Banushllari, Altin Zeqiri, Dorjan Rusi, Endri Hysi, Hamit Pasha, Anesti Arapaj, Dario Ferro, Marku Bardhok, Ilirjan Emini.

Ndërkohë masa e arrestit të shtëpisë është dhënë vetëm për një 75-vjeçar italian, i cili nuk ka marrë pjesë në vjedhje, por vetëm ka mbështetur bandën me logjistikë.

Grupi kriminal, i cili kishte një bazë logjistike në Rozzano, u zbulua nga pamjet e policisë të Brescias pas grabitjes së dhunshme të kryer më 11 janar 2023, në vilën Iseo të sipërmarrësit Brescian Roberto Botti.

Tre anëtarë të bandës, të maskuar, kishin pritur që 59-vjeçari të kthehej në shtëpi, më pas nën kërcënimin e armës duke e goditur e detyruan të hapte derën. Pastaj hapën kasafortën për të marrë para dhe bizhuteri. Ndërkohë është dhunuar edhe bashkëshortja e sipërmarrësit.

Për të shpëtuar, hajdutët kishin përdorur dy makina, të cilat më pas rezultoi se ishin të vjedhura dhe mbi të cilat ishin vendosur targa të vjedhura nga makina të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori