Klubi basketbollistik, GO+ Peja ka njoftuar opinionin publik se, me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson.

Vendimi është marrë pas diskutimeve konstruktive mes dy palëve, duke vlerësuar rrethanat aktuale dhe objektivat e klubit për fazat e ardhshme të garave.


Gjatë këtyre gjashtë muajve në krye të skuadrës, trajneri Gibson ka dhënë kontributin e tij profesional në zhvillimin e ekipit.

Klubi i uron Greg Gibson suksese të mëtejshme në hapat e ardhshëm të karrierës së tij profesionale dhe mbetet mirënjohës për gjithçka që ka dhënë për ekipin.

“GO+ Peja njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson”.

“E falenderojmë trajnerin Gibson për kontributin e tij këto 6 muaj, duke i uruar suksese në etapat e ardhshme të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.

GO+ Peja do të njoftojë në ditët në vijim për hapat e ardhshëm dhe për zgjidhjen e re në stafin teknik. /Telegrafi/

telegrafi sport app