LAJMI I FUNDIT:

GO+ është brendi më i ri i pijeve energjike në treg, prodhohet në Kosovë

GO+ është brendi më i ri i pijeve energjike në treg, prodhohet në Kosovë

Prodhuesi më i madh i birrës dhe brendi më dominant i birrës në Kosovë, Birra Peja sot ka njoftuar se do të fillojë prodhimin e një produkti të ri në treg, pijen energjike GO+, shijen dhe alternativën më atraktive në treg.

GO+ do të ofrohet në dy opsione – shijen e pijes energjike për konsum gjatë ditës, dhe shijen tjetër më të përshatshme për konsumimin gjatë orëve të pasdites. Produkti do të fillojë shtrirjen në treg në gjithë Kosovën, në gjitha pikat e shitjes me pakicë dhe shumicë. Paketimet e pijes energjike të GO+ do të jenë fillimisht në kanaqet me 0,33 ml.

Përveç zgjerimit të linjës së prodhimit me produkte të reja dhe plotësimit të kërkesave të konsumatorëve me shije të reja dhe inovative në treg, përmes GO+, Birra Peja dëshiron të kërkojë mundësi të reja në treg, për preferencat dhe stilet e ndryshueshme të jetës së konsumatorëve tanë ekzsitues dhe atyre potencial.

“Përveç zgjerimit të linjave të reja të prodhimit, si lider i tregut të pijeve në Kosovë, ne vazhdimisht kërkojmë që të gjejmë kategori të reja dhe inovative të pijeve për të cilat konsumatorët tanë kanë nevojë. Prandaj, kemi krijuar GO+ si zgjidhje të re në treg, e cila do të jetë një cilësi që matet me produktet më të mira ndërkombëtare por me çmimet më konkurruese për tregun vendor” ka thënë Ernest Jusufi, drejtor ekzekutiv në Birra Peja.

Përcaktimi i brendit është që të ofrojë një markë të re inovative, me shumë karakter, guxim, zgjidhje inteligjente dhe rritje të fokusit dhe energjisë në baza ditore për të gjithë grupmoshat e njerëzve të cilëve ju duhet shumë energji gjatë periudhës më të madhe të ditës, apo edhe ata që bëjnë punë me shumë intensitet dhe ju nevojitet fokus dhe koncentrim i shtuar.

Lansimi zyrtar i brendit GO+ do të bëhet më 21 nëntor 2019, me një ndejë tejet ekskluzive në të cilën do të vijnë performuesit më të mirë të Cirque Le Soir nga Londra, si dhe DJ Karma KID e SABB, përveç tjerash.

Për më shumë informacione, ndiqni faqet zyrtare të GO+ në Instagram dhe Facebook.