Gmail me një funksion të ri për t’ju ndihmuar të gjeni më lehtë atë që kërkoni

Aplikacioni Gmail mund të jetë duke marrë një filtër të ri për të gjetur një email të humbur më lehtë dhe më shpejt.
Filtri do t’ju lejojë të renditni rezultatet në varësi të rëndësisë, gjë që do t’ju ndihmojë të gjeni shpejt atë që kërkoni.
Për momentin, ju keni një shirit kërkimi në Gmail, por megjithatë, mund të jetë e vështirë të gjeni një email që po kërkoni, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Por, raportohet se funksioni i ri që Google po punon për aplikacion do t’ju jap një filtër të dobishëm për të klasifikuar rezultatet tuaja të kërkimit.
Bëhet e ditur se filtri i ri do t’ju lejojë të zgjidhni midis dy opsioneve të renditjes.
Do të shfaqet poshtë shiritit të kërkimit dhe mbi rezultatet. Opsionet që do të mund të përfitoni janë: “Më e rëndësishme” dhe “Më e fundit”.
Për momentin, duket se ky filtër po shfaqet vetëm në aplikacionin celular dhe nuk është aktualisht i disponueshëm në versionin ueb të Gmail. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FBI paralajmëron: Mos përdorni këto faqe - po vjedhin të dhënat

Inteligjenca Artificiale në dashuri - të rinjtë po e përdorin gjithnjë e më shumë

A e shfrytëzoni shumë ChatGPT - këto mund të jenë pasojat negative të përdorimit të tepruar të tij
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Microsoft prezantoi ekranin Xbox-PC