LAJMI I FUNDIT:

GLPS: Partitë politike nuk i tregojnë shpenzimet as burimin e financimit të fushatës zgjedhore

GLPS: Partitë politike nuk i tregojnë shpenzimet as burimin e financimit të fushatës zgjedhore

Bazuar edhe në fushatat e kaluara zgjedhore, shumica e partive politike vazhdimisht e kanë mbajtur të fshehtë shumën e saktë të shpenzimeve, burimet e financimit të fushatës zgjedhore, si dhe kanë tejkaluar shumën e përcaktuar nga KQZ-ja.

Kështu u tha në raportin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën: Financimi i partive politike në Kosovë: Cilat janë problemet kryesore që po dëmtojnë transparencën dhe integritetin e financimit gjatë proceseve zgjedhore?”.


Hulumtuesja Njomza Arifi tha se janë rreth 1 milion euro të cilat u janë lejuar partive politike për të shpenzuar në fushatë zgjedhore, por që sipas saj jo rrallë herë kanë tejkaluar këtë shumë.

“Sipas raportit të auditorit të publikuara për herë të fundit për vitin 2017, asnjëra nga partitë kryesore nuk ishin vlerësuar ne në opinion të pakualifikuar asnjëra nga këto nuk ka arritur që t’i paraqes pasqyrat financiare sipas standardeve të kërkuara të kontabilitetit, nuk kanë aplikuar procedura prokurimi për të gjitha blerjet dhe nuk kanë paraqitur dokumentacion mbështetës për vlera të larta të shpenzimeve. Për zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit ne ende nuk kemi raport të auditorit. Duke konsideruar një qasje e tilla e partive politike dëmton imazhin e Kosovës në aspektin ndërkombëtar”, theksoi ajo.

Një gjë të tillë e ka potencuar edhe hulumtuesja Lirika Agusholli, e cila shtoi se partitë politike duhet të publikojnë të gjitha donacionet, qoftë edhe nga bizneset.

“Çdo parti politike duhet të angazhojë një zyrtarë financiar. Ky zyrtar financiar së bashku me kryetarin e partisë janë përgjegjës për të dhënat që publikohen në KQZ. Raporti financiar duhet të dorëzohet jo më vonë se 45 ditë pas zgjedhjeve”, ka shtuar ajo.

Ajo u ka bëra thirrje partive politike që të respektojnë Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike dhe të bëjnë raportet e tyre financiare pa pasur nevojë për ndonjë presion të jashtëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori