Grupi për Studime Juridike dhe Politike në një konferencë për media ka folur për dështimet e Qeverisë së Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se sot në 9 majin Ditën e Evropës, institucionet vendore dhe ndërkombëtare janë duke e festuar , përderisa Kosova vazhdon të përballet me sfida në rrugën e integrimit Evropian.
“Nivelet e këtyre sfidave janë evidente në dy raste. Asnjë nga shtetet anëtare të BE-së nuk e vë në pikëpyetje rrugën integruese të Kosovës që natyrisht pastaj reflekton në mënyrën e vendimmarrjes në Këshill të Evropës për çështje të cilat kanë të bëjnë me Kosovën. Pastaj mungesa e një përkushtimi minimal të Qeverisë dhe akterëve tjerë politikë për të zbatuar në mënyrë solide reformat e kërkuara në kuadër të procesit integrues të Kosovës”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.
Ajo ka përmendur pesë dështimet e Qeverisë së Kosovës.
“Së pari, rritja e klientelizmit, madhësia enorme e Qeverisë, abuzimi i parasë publike, dhe një sektor publik jo efiçient. Së dyti, ka mungesë të një reforme thelbësore në sistemin e drejtësisë dhe ndikim të shtuar politik. Së treti, sektori privat mbetet relativisht i pazhvilluar, jo konkurrent dhe rritje të monopolizimit në tregje të caktuara, dhe mungesë mbrojtje të konsumatorit. Së katërti, sistemit arsimor në Kosovë i ka munguar një reformë substanciale sidomos arsimit të lartë i cili ka mungesë të theksuar të cilësisë dhe së, pesti ekziston një tendencë e rritjes së migrimit si rezultat i pakënaqësisë ndaj qeverisë së vendit dhe mungesës së besimit”, ka theksuar ajo.
Ajo ka përmendur edhe premtimeve që krerët e shtetit po japin për liberalizimin e vizave.
” Ne kemi parë premtime vetëm prej udhëheqësve tanë Qeverisë apo institucionet përkatëse, por nuk kemi pas premtime serioze nga institucionet e BE-së. Në anën tjetër kemi shumë çështje që po pengojnë zhvillime tjera e që BE-ja po i lidhë dhe nuk kemi ndonjë perspektivë të qartë se liberalizimi mund të ndodh këtë vit”, theksoi ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës