Gjysmëfinalja e dytë - Albina dhe familja Kelmendi ngjiten sonte në skenën e ‘Eurovision 2023’
Sonte (e enjte) mbahet gjysmëfinalja e dytë e festivalit “Eurovision 2023”.
16 këngë do të konkurrojnë në spektaklin e mbrëmjes së sotme të transmetuar drejtpërdrejt nga Liverpool Arena në Mbretërinë e Bashkuar, në mesin e tyre edhe Shqipëria.
Vetëm 10 prej shteteve përfaqësues do të kualifikohen për në finalen e madhe të së shtunës, më 13 maj.

Shqipëria me këngën “Duje” të interpretuar nga Albina dhe familja Kelmendi do të performojnë të 14-tët me radhë.
Janë gjashtë shtete që para-kualifikohen automatikisht për finalen e madhe, të cilat përbëhen nga fituesja e vitit të kaluar, Ukraina dhe vendet e "Big-5": Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë shtete që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë për në finalen e madhe janë: Kroacia | Let 3 – Mama SC! Republika Çeke | Vesna – My Sister’s Crown Zvicra| Remo Forrer – Watergun Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava Suedia | Loreen – Tattoo Finlanda | Kaarija – Cha Cha Cha Portugalia | Mimicat – Ai Coracao Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings Izraeli | Noa Kirel – Unicorn Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna /Telegrafi/








































