LAJMI I FUNDIT:

Gjysmëfinalistët e ‘The Voice of Albania’ (Video)

Gjysmëfinalistët e ‘The Voice of Albania’ (Video)

Mbrëmja çerekfinale e spektaklit “The Voice” largoi me anë të televotimit Chiarën dhe Aldon, si më pak të votuarit nga publiku, ndonëse performancat e secilit ishin mjaft të arrira.

Tetë artistë performuan materialet muzikore në çerekfinalen e “The Voice”. Gjithçka fliste për një performancë të mirëfilltë, pasi artistët këtë herë u shoqëruan nga trupa e baletit të Top Channel.

Artisti i parë që u ngjit për të performuar në skenën e spektaklit si i ftuar, ishte Butrint Imeri, me një kolazhe me materialet e tij muzikore.


Xuxi, Albani, Rona dhe Besa në një version akustik (Video)
Lexo po ashtu Xuxi, Albani, Rona dhe Besa në një version akustik (Video)

Me energjinë që e karakterizoi Anxhela Elmazi nga Skuadra Besa, çeli garën me “Radioaktive”, kësaj here shoqëruar edhe nga kori i Liceut Artistik.

Artisti i Skuadrës Alban, Klinti Çollaku performoi shqip, “Kur braktis atë që do” të Ardit Gjebreas, duke u mirpritur nga publiku.

Rikthehet me një ‘hard rock’ shqiptar Mario Mançelli, i Skuadrës Xuxi”. “Baladë për Jakup Ferrin” nga “Djemtë e Detit” e solli Marion shumë fuqishëm në skenën e spektaklit.

Pak Lidia në “Sing it Back” të Molokos. Lidia Lufi e skuadrës Rona dha veten e saj në përzgjedhjen e saj për konkurim në çerekfinale.

Artistja italiane e Skuadra Alban, Chiara, performoi një cover të “All of me” nga John Legend. Kënga u prit mirë dhe ajo dha maksimumin.

“Want to want” nga Jason Derulo u soll në skenën e “The Voice” nga Aldo Prendushi i Skudarës Besa. Ai u bë një me trupën e baletit.

Artisti i Skuadra Rona, Lis Asllanaj, solli në skenën e ‘The Voice’ materialet muzikore të Jamie Cullum, “Single Ladies/Come Together”, si gjithmonë me stil.

Shpend Hysaj nga Skuadra Alban dhe konkurrenti më i komentuar mbylli konkurrimin në çerekfinale me “Superstition” nga Stevie Wonder duke ndryshuar atmosferën në salle.

Performanca tjetër në çerekfinale ishte e Andrrës. Artistja performoi “Kalle Llamen”. Përmes muzikës së saj, ajo merr përsipër të tregojë angazhimin e saj social kundër fenomeneve negative të shoqërisë.

Edicioni i këtij viti e ka treguar se është me të vërtetë ai i emocioneve të mëdha dhe ato të gjysmëfinales kanë filluar tashmë. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Magazina
Kalo në kategori