LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë lakuriq iku nga njerku që masakroi familjen e tij në Tatarstan, u fut në furrë dhe i tregoi punonjësve gjithçka

Gjysmë lakuriq iku nga njerku që masakroi familjen e tij në Tatarstan, u fut në furrë dhe i tregoi punonjësve gjithçka

Opinioni në Rusi është shokuar nga krimi që ndodhi gjatë të enjtes në qytetin Mendelevsk në Republikën e Tatarstanit.

Ajnur Harisov, 41-vjeç, nën ndikim të alkoolit kishte therur për vdekje ish-bashkëshorten Angelina dhe dy djemtë njëri 19-vjeç dhe tjetri dy, transmeton Telegrafi.


Në shtëpinë që kishte ndodhur krimi ka qenë edhe 11-vjeçari Nikita, djali i Ajnurit që e kishte me tjetër burrë. Në ato momente njerku kishte nxjerr një thikë me të cilën mbyti të ëmën e tij dhe vëllanë e madh dhe atë të voglin.

Por, Nikita ishte treguar i shkathtë duke ikur nga shtrati në të cilin e sulmoi njerku me thikë. Megjithatë gjërat ishin përkeqësuar kur ai e mbylli brenda dhomës, duke i premtuar se me të “do të argëtohet më vonë”.

Për fat të mirë ai kishte arritur të thyej dritaren dhe të kërcej nga ajo gjysmë lakuriq, duke u arratisur në mes të natës së ftohtë. Ajo gjeti shpëtim në një furrë buke, brenda të cilës kamerat e sigurisë filmuan pamjet rrëqethëse të vogëlushit të frikësuar.

Në video shihet djaloshi i plagosur i cili u tregon punonjësve të furrës së çfarë po ndodhte. Ata menjëherë i telefonuan policisë dhe ndihmës së shpejtë, megjithatë e ndihmuan edhe vogëlushin që e mbështollën me batanije duke u munduar t’ia shërojnë plagët.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar vrasësin, kurse dyvjeçari ende jepte shenja jete, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Sipas policisë bëhet fjalë për alkoolin dhe xhelozinë që po konsiderohen si motivi kryesor i krimit të kryer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Politikania gjermane sulmohet në bibliotekë

Politikania gjermane sulmohet në bibliotekë

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
Para dhe pas përmbytjeve në Brazil, imazhet satelitore tregojnë pasojat

Para dhe pas përmbytjeve në Brazil, imazhet satelitore tregojnë pasojat

Amerika Latine
Kalo në kategori