LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e parave në Maqedoni shpenzohen për ushqim

Gjysma e parave në Maqedoni shpenzohen për ushqim

Familjet në Maqedoni shpenzojnë gati gjysmën e buxhetit mujor për ushqim, ndërsa konsumatorët në vendet e BE-së mjaftohen me vetëm me 15.6 për qind të buxhetit për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme e të ushqyerit, shkruan gazeta Koha.

Të dhënat statistikore tregojnë se 41 për qind e buxhetit mujor në Maqedoni ndahet për ushqim që është për dy herë e gjysmë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 15.6 për qind. Në vitin 2015, në Maqedoni janë harxhuar 37.6 për qind e shportës konsumatore për ushqim, 3.1 për qind për pije joalkoolike dhe 1.1 për qind për çaj, kafe dhe kakao. Nga ana tjetër, 28 shtetet e BE-së në mesatare kanë harxhuar 14.2 për qind për ushqim, 1.4 për qind për pije joalkoolike dhe 0.5 për qind për kafe, çaj dhe kakao. Me fjalë të tjera, krahasimi se për çfarë i shpenzojnë paratë qytetarët e Maqedonisë, por edhe të rajonit në krahasim me mesataren e BE-së, tregon se sa më i varfër është një vend, aq më shumë shpenzon popullsia e tij për t’u ushqyer.


Ekonomistët thonë se kapaciteti i ulët prodhues i shtetit dikton edhe paga më të ulëta te ne, ndërsa niveli më i lartë prodhues në shtetet evropiane sjell edhe paga më të larta. Gjithashtu edhe shpërndarja jo e barabartë e të ardhurave renditet ndër shkaqet kryesore të këtij disbalansi të madh të harxhimit për ushqim midis Maqedonisë dhe shteteve të zhvilluara evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori