Nëse deri në nëntor hyn në fuqi Ligji për rimëkëmbje ekonomike që parasheh edhe tërheqjen e 10 përqind të kursimeve pensionale, Trusti siguron se deri në dhjetor kontribuuesve do t’u dalin mjetet financiare në llogaritë e tyre financiare.
Megjithatë, pagat e ulëta në vend, kanë ndikuar që gjysma e kontribuesve në Trust do të marrin vetëm nga 100 euro, derisa 105 mijë kursimtarë nuk do të mund të marrin më shumë se 10 euro.
Përkundër që pandemia ka pasur efekte negative edhe në uljen e punësimit në vend, Jeton Demi, zëdhënës i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, thotë se deri tash vetëm 6 mijë kontribuues janë më pak në Trust krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Zëdhënësi Demi thotë për KosovaPress se stimulimi nga Qeveria për të futur në skemë të punësuarit që nuk kanë qenë më herët e ka reduktuar këtë diferencë, por pandemia ka ndikuar në uljen e të punësuarve që, edhe jo në shifra zyrtare, thotë se mund të jetë mes 20 e 40 mijë personave.
“Këtë vit ne kemi pasur raste që të raportuar si të punësuar, por të pa paguara kanë kaluar edhe 30 mijë sosh, që janë raportuar, por nuk janë bërë pagesat për ta. Në mesatare nuk na rezulton deri në këtë moment ndonjë devijim shumë i madh. Në mesatare kanë kontribuar krahasuar me vitin e kaluar rreth 6 mijë kontribuues më pak, por ne duhet të shohim mbylljen komplet të këtij viti për të bërë krahasimet e çdo muaji krahasuar me një vit më parë apo edhe dy-tre vite më parë. Me këto shifra nuk duket se efekti i pandemisë ka lënë pasoja… Stimulimi për të futur në skemë të punësuarit që nuk kanë qenë më herët e ka reduktuar këtë diferencë, por pandemia ka ndikuar në uljen e të punësuarve… që mund të jetë mes 20 e 40 mijë”, thotë Demi.
Ndryshe, për rënien e punësimit në pandemi, po vazhdon të heshtë Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK), e cila është e thirrur për të nxjerrë rezultatet e papunësisë, që deri tash drejtues të kësaj Agjencie nuk kanë pranuar të flasin për KosovaPress lidhur me këtë çështje.
Sa i përket 10 përqind të Trustit, Demi ka thënë se të gjitha ata kontribuues që shprehin interesin për të tërheqjen e kursimeve të tyre, kjo do të ndodhë para Vitit të Ri, gjithnjë nëse hynë në fuqi Ligji për rimëkëmbje ekonomike deri në nëntor.
“Nëse në nëntor kemi ligj të miratuar dhe të hyrë në fuqi, është çështje ditësh ose javësh që të gjitha pagesat e aplikuara në atë periudhë besoj që do ët ekzekutohen pa problem. Mund të themi se mund të përfundojnë edhe para Vitit të Ri”, tha ai.
Zëdhënësi Demi ka treguar edhe për kategoritë e kontribuuesve ndër vite me paga të larta dhe të ulëta dhe për shumën që do t’u takon atyre nga 10 përqindëshi.
“Prej 501 euro e deri në 1,000 euro në vitin 2019 kemi pasur 87 mijë e 98 kontribues që përbënin 24 për qind të të gjithë kontribuesve. Deri në 250 euro kanë qenë 34 përqind e kontribuuesve ose 124 mijë e 917, ndërsa nga 251 deri 500 euro kanë qenë 36 për qind e kontribuesve që përbëjnë shumicën prej 130 mijë e 361. Kurse mbi 1,000 euro janë vetëm 6 për qind ose 20 mijë e 955 kontribuues… Deri në 100 euro kontribute kanë qenë 104 mijë e 137 kontribues ose 16 për qind e të gjithë kontribuuesve… Nën pagë mesatare i kemi 34 për qind e kontribut dhënësve për vitin 2019. Po ashtu një shifër shqetësuese për pensionet e tyre të ulëta në të ardhmen. Kur llogaritëm kush sa do të tërheq nga 10 përqindëshi, gati gjysma e kontribuuesve, 49 përqind, do të marrim më së shumti 100 euro, që është pak… Ndërsa, 16 përqind prej kontribuuesve do të marrin maksimumi 10 euro. 104 mijë e 137 kontribues kanë bile, deri 100 euro, që i bie maksimumi deri 10 euro”, theksoi ai.
Në dhjetë vitet e fundit numri i kontribuuesve aktiv është në rritje, duke përjashtuar vitin 2020. Megjithatë tashmë raportohet se janë 300 mijë llogari aktive./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi