Një gjyshe 103-vjeçare është shëruar nga coronavirusi pas trajtimit gjashtë-ditor në Wuhan.

Gjyshja 103-vjeçare, Zhang Guangfen, u lirua nga spitali pasditen e djeshme, transmeton Telegrafi.


25825582 8099379 image a 18 1583922976840

Ajo është deri më tani pacientja më e vjetër në Kinë që shërohet nga coronavirusi.

Zonja Zhang u kurua brenda më pak se një jave, tha mjeku i saj Zeng Yulan për shtypin lokal.

25825586 8099379 image a 20 1583922986809

Gjyshja u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse më 1 mars në Spitalin e Filialit Liyuan të Kolegjit Mjekësor Tongji në Wuhan, Provinca Hubei e Kinës qendrore.

Ajo ishte në gjendje kritike dhe mezi mund të komunikonte me mjekët kur u pranua në spital.

25825584 8099379 image a 22 1583922999957

Zonja Zhang gradualisht u shërua pasi iu dha sesione të kujdesit gjatë gjithë ditës dhe terapi ushqimore. /Telegrafi/