LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi 87-vjeçar i ka 346 trashëgimtarë të gjallë nga 13 fëmijët e tij, 127 nipa, 203 stërnipa dhe tre stër-stërnipa (Foto)

Gjyshi 87-vjeçar i ka 346 trashëgimtarë të gjallë nga 13 fëmijët e tij, 127 nipa, 203 stërnipa dhe tre stër-stërnipa (Foto)

Një burrë nga Ukraina ka aplikuar për Librin e Rekordeve të Ginisit, me pretendimin se e ka familjen më të gjerë në botë.

Pavel Semenyuk gjithmonë kishte ëndërruar për një familje të madhe, andaj ishte tejet i gëzuar kur bashkëshortja tij solli në jetë fëmijën e 13-të, transmeton Telegrafi.

Pas shumë lindjeve dhe martesave të mëvonshme, klani ti 87-vjeçarit tani numëron 346 trashëgimtarë të gjallë, me anëtarin më të ri që ka lindur para dy javësh.


Familja Semenyuk jeton në fshatin Dobroslav të regjionit Odessa Oblast. Megjithëse e kishte konsideruar vetën me fat, për të gjitha ata fëmijë, me 127 nipa, 203 stërnipa dhe tre stër-stërnipa, Pavel po konsiderohet si njeri jo i zakonshëm.

Është një familje e madhe dhe e lumtur, ka thënë punonjësi i pensionuar nga ndërtimi, duke shtuar se të vetmin problem e ka t’ju mbajë mend emrat të gjithëve.

“Më të vjetërve iu di emrat, por të rinjtë që po shtohen çdo ditë, nuk po mund t’i emëroj”, ka thënë Pavel.

Sa herë që ndonjëri martohet, të gjithë mblidhen dhe ia ndërtojnë shtëpinë e re, për ta nisur familjen. Kjo ndodhë shumë shpesh dhe aty angazhohen të gjithë, pasi shumica merren me ndërtimtari.

Raportohet se 30 fëmijë të kësaj familjeje shkojnë për momentin në të njëjtën shkollë, ndërsa sa herë që ndonjëri e ka ditëlindjen, të gjithë mblidhen për ta festuar.

“Përgatisim porcione të mëdha ushqimi, në mënyrë që të ushqehen të gjithë. Gratë, gjithmonë e ndihmojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Vira 66-vjeçare, që është e bija e Pavel. Para disa ditësh, familja Semenyuk, është njohur si familja më e madhe në Ukrainë.

Emrat e tyre janë regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Rekordeve, ndërsa do të aplikojnë për Rekordet e Ginisit.

“Jemi një familje e veçantë. Deri më tani, familja me më së shumti trashëgimtar i ka 192 anëtarë dhe vjen nga India”, ka thënë një anëtare e familjes.

Mbetet të shihet, nëse zyrtarët e Ginisit kanë evidenca për ndonjë familje më të madhe, apo ky titull t’i takojë kësaj familjeje të gjerë ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Fun
Skenë “horrori”, rrufeja godet pak metra larg burrit që gjendej në veturë në Atlanta – publikohen pamjet rrëqethëse

Skenë “horrori”, rrufeja godet pak metra larg burrit që gjendej në veturë në Atlanta – publikohen pamjet rrëqethëse

Interesante
Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Fun
Preku shtëpinë e kafshës, oktapodi i hakmerret zhytësit në Rusi – e shtrëngon me tenktakula në fyt nga të cilat mezi çlirohet

Preku shtëpinë e kafshës, oktapodi i hakmerret zhytësit në Rusi – e shtrëngon me tenktakula në fyt nga të cilat mezi çlirohet

Interesante
Macja kthehet në shtëpi pas shtatë viteve nga 'ikja' nga shtëpia

Macja kthehet në shtëpi pas shtatë viteve nga 'ikja' nga shtëpia

Interesante
Fotoja e kafshëve të egra tregon natyrën në mënyrën më të mirë të saj, por a mund ta dalloni se çfarë po ndodh në të vërtetë në këtë imazh?

Fotoja e kafshëve të egra tregon natyrën në mënyrën më të mirë të saj, por a mund ta dalloni se çfarë po ndodh në të vërtetë në këtë imazh?

Interesante
Kalo në kategori