LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarit të Speciales iu vodh laptopi me të dhëna sensitive, Klinaku kërkon nga policia ta ruajë objektin e OVL UÇK-së

Gjyqtarit të Speciales iu vodh laptopi me të dhëna sensitive, Klinaku kërkon nga policia ta ruajë objektin e OVL UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka publikuar të mërkurën një letër dërguar Policisë së Kosovës, përmes së cilës i ka kërkuar që ta ruajë objektin e OVL UÇK-së.

Ai ka kërkuar nga Policia që të ruaj objektin apo hyrjen e ndërtesës së OVL e UÇK-së pasi siç është raportuar gjyqtarit të Speciales i është vjedhur laptopi me të dhëna sensitive dhe kjo me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet e shtatorit të vitit 2020.

Gjykata Speciale nuk dëshiron të flas për vjedhjen e dokumenteve të gjyqtarit
Lexo po ashtu Gjykata Speciale nuk dëshiron të flas për vjedhjen e dokumenteve të gjyqtarit

Postimi i plotë:


Meqenëse kanë kaluar 24-orë nga kërkesa jonë drejtuar Policisë, e ende nuk na ka ftuar askush, si dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për të marrë masat, po e publikojmë:

z. Fehmi Hoti

Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

I nderuar,

Siç jeni të informuar, në objektin e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në rrugën e UÇK-së në Prishtinë, ka pasur zhvillime rreth dosjeve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, thënë më konkretisht, një person i maskuar për tri herë me radhë i ka sjellë ato dosje në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, gjë që për këtë, për më shumë se dy vite, në mënyrë të pafajshme po mbahen në paraburgim krerët e Organizatës sonë.

Po ashtu, siç është paraqitur në mediat tona e që e ka publikuar një gazetë franceze, ka pasur grabitje në Paris dhe i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive, prandaj kërkojmë nga Ju që të merrni masat e duhura për ta ruajtur objektin apo hyrjen e ndërtesës sonë, me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet e shtatorit të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori