Një episod interesant ka ndodhur në kampionatin francez, Ligue 1, në ndeshjen mes Lille dhe Troyes. 

Lille dhe Troyes u ndeshen mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit francez, ku pas 90 minutave lojë skuadrat u ndanë në paqe pasi barazuan me rezultat 2-2.


Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull pasi gjyqtari kryesor i takimit, El Hadj H. bëri një gabim trashanik.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes ndëshkoi me kartonë të kuq lojtarin e gabuar, pas ndërhyrjes së një bashkëlojtari të tij.

lille 1

Luhej minuta e 90-të e ndeshjes, kur mbrojtësi Ibrahim Amadou ndërhyri gabimisht në sulmuesin kundërshtar në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Megjithatë, Amadou nuk ishte ai që u ndëshkua me karton të kuq, por bashkëlojtari i tij që qëlloi afër, Edgar Ie.

lille 2

Pas këtij ndëshkimi Ie doli nga ndeshja, ndërsa Amadou u mundua t’ia shpjegoj disa herë gjyqtarit se vendimi i tij ishte i gabuar.

Gjyqtari nuk ndryshoi mendim dhe e la në fuqi kartonin e kuq për Ie, ndërsa nga penalltia e akorduar mysafirët e Troyes barazuan rezultatin duke marr një pikë të rëndësishme. /Telegrafi/ 

https://twitter.com/PrimeiraLigaFR/status/919503893456879616

telegrafi sport app