LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Cristian Jura, gjyqtar rumun në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, ka ofruar një analizë mbi ngjarjet e ndeshjes së së premtes midis Rumanisë dhe Kosovës.

Jura ka thënë se Rumaninë mund ta presë një dënim me gjobë, por nuk është i mendimit se ata rrezikojnë ta humbasin ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0.

“Janë dy aspekte që duhet t’i konsiderojmë. Rumania është dënuar për sjellje të tifozëve, për mendimin tim është shumë me rëndësi ajo që shkruan gjyqtari”.


“Mendoj se ishte komplekse, në kuptimin që lojtarët e Kosovës bënë provokime dhe qartë se tanët u përgjigjën”, ka thënë Jura për fanatik.ro.

Reagim i fuqishëm nga Agim Ademi: Kosova do të shkojë deri në CAS
Lexo po ashtu Reagim i fuqishëm nga Agim Ademi: Kosova do të shkojë deri në CAS

“Nëse i interpretojmë thirrjet ‘Serbia, Serbia’ në kontekstin e tensioneve mes Kosovës e Serbisë, mund të interpretohet si sjellje e pahijshme. Jemi në situatë të vështirë. Ju mund të shihni çka ndodhi në Amsterdam në atë ndeshje të Ajaxit”.

“Nëse brohoritni Serbia, Serbia, në princip nuk duhet të jetë sjellje e pahijshme, por nëse thirrni Serbia, Serbia në kontekst të tensioneve mes Kosovës e Serbisë, mund ta interpretoni si sjellje të papërshtatshme. Mos të harrojmë që Kosova nuk është shtet i njohur nga Rumania”, ka deklaruar Jura.

Në vazhdim ai thotë se kjo është një çështje interpretimi, duke vënë theksin se nga këndvështrimi i tyre ajo që ndodhi ishte në rregull.

Prapaskenat e ndeshjes Rumani – Kosovë: Tensione, hedhja e gjësendeve dhe largimi nga fusha i lojtarëve të Kosovës
Lexo po ashtu Prapaskenat e ndeshjes Rumani – Kosovë: Tensione, hedhja e gjësendeve dhe largimi nga fusha i lojtarëve të Kosovës

“Sërish varet nga interpretimi. Kosovarët thonë se ajo që ndodhi nuk ishte në rregull. Nga këndvështrimi ynë mund të thuhet që është në rregull”.

“Duhet të analizojmë gjithë situatë, jo vetëm faktin se kemi bërtitur Serbia, Serbia. Duhet të marrim për bazë sjelljen e tifozëve. Mendoj se do të jepet një gjobë, sesa një dënim më i ashpër”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori