Gjyqtari Byron Moreno rrëfehet pas 20 vitesh për ndeshjen Itali-Kore e Jugut: Gjykimi, pezullimi dhe kapja me trafikim drogë
Byron Moreno, gjyqtari që gjykoi në Kupën e Botës 2002 dhe u bë i njohur, pas ndeshjes Koreja e Jugut – Italia, është kthyer të flas për atë ndeshje dhe shumë gjëra tjera.
Në Ekuador ai është një yll i vërtetë dhe njerëz që e ndalojnë të bëjë selfie dhe marrin autografe.
Ai drejton dhe menaxhon personalisht shfaqjen e tij televizive, “El pito de Byron” (“Bilbili i Bayronit”) në të cilin ai flet për gabimet e gjyqtarëve dhe për jetën e tij, pasi drejton një akademi gjyqtarësh të rinj.
View this post on Instagram
Ai gjykoi ndeshjes Itali-Kore e Jugut, ndeshja më e kontestuar në historinë moderne nga Azzurrët, që zhvillohej në Kupën e Botës 2002.
Humbja që i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Giovani Trapattonit, me eliminim. Gjyqtari thotë se ajo ndeshje ishte prej më të mirave të tij, ndërsa e pranon që bëri vetëm një gabim.
Njëzet vjet pas asaj ndeshje, Moreno thotë se merr ende sharje herë pas here nga italianët, por ai insiston se ka gjykuar mirë: “Unë do t’i jepja vetes notën 8.5” , tha ai me krenari në një intervistë për Gazzetta dello Sport.
“Ajo ndeshje është në Top 3 që kam drejtuar ndonjëherë”.
“FIFA nuk më ka larguar kurrë, isha unë që u largova në 2002 në një moment të caktuar. Në dhjetor 2002 u konsiderova i pafajshëm, nuk kisha asnjë faj”, deklaroi ai.
Përjashtimi i Francesco Tottit për një kërkim penalltie që u kthye në simulim, goli i rregullt i anuluar i Damiano Tommasit, mospërjashtimi i Sun-hon Hëang dhe një sjellje në kufi me arrogantin dhe mendjemadhin, kishe bërë që shumë italianë të çmendeshin me gjykimin e tij në atë ndeshje.
“Për shembull, kartoni i kuq i Tottit ishte një nga incidentet më të kritikuara, por nëse shikoni videon, lojtari korean e merr topin i pari. Italiani pëson dhe bie, duke tentuar të simulojë një faull, për këtë arsye u ndëshkua për herë të dytë”.
“Rregullat kërkojnë një karton të verdhë për simulim. I respektova rregullat dhe imazhet janë të qarta. Totti as nuk proteston, janë Christian Vieri dhe Angelo Di Livio ata që ankohen”.
“Nëse një lojtar ndëshkohet dhe nuk proteston, ai e di se është në gabim. Ky ishte qëndrimi i Tottit kur pa kartonin e kuq”.
“Sun-Hon Hwang preu Gianluca Zambrotta në minutën e 72 – të dhe ai u detyrua të largohej nga lëndimi. Kjo është e vetmja situatë që më bëri të reflektoj ndër vite. Duke u kthyer, duhet t’i kisha dhënë një karton të kuq lojtarit korean”, tregon ai.
Largimi nga referimi dhe arrestimi për bartje droge
Moreno u përjashtua si nga FIFA ashtu edhe nga federata ekuadoriane në vitin 2003, pasi dha 13 minuta shtesë dhe një penallti të diskutueshme, derisa skuadra Liga Quito mori fitoren.
“Kishte ndërprerje, një gjyqtar duhet t’i marrë parasysh ato kur jep kohën shtesë”, thotë se Moreno, duke e mohuar që ndihmoi skuadrën fituese.
Në shtator 2010, Moreno u arrestua në aeroportin JFK në Nju Jork duke mbajtur 6 kg heroinë.
“Ajo ishte një ditë e shëmtuar në karrierën time. Të gjithë e dinë pse e bëra, më kërcënuan dhe më detyruan të mbaja heroinën. Jeta e gruas sime ishte në rrezik”, rrëfeu ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Neymar, Antony, Philippe Coutinho dhe shumë blerje të mëdha që dështuan pavarësisht parave të mëdha që u paguan
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Carragher i thotë Arsenalit të tërhiqet nga gara për top lojtarin që e do edhe Chelsea
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij
Pas shkarkimit nga Milani, Fonseca nuk qëndron gjatë i papunë - po i bashkohet gjigantit evropian
Dridhet Interi, Perez e do Bastonin në "Santiago Bernabeu"
Deco mposht Real Madridin për top yllin evropian - marrëveshja cilësohet e përfunduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij