Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është caktuar nga UEFA së bashku me asistentët e tij për të gjykuar një ndeshje në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

FFK ka njoftuar me anë të faqes zyrtare delegimin e gjyqtarëve nga Kosova për të gjykuar ndeshje ndërkombëtare.


Bëhet fjalë për gjyqtarin Visar Kastrati, i cili është caktuar nga UEFA në një ndeshje në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kastrati do të gjykojë takimin ndërmjet skuadrës Fola nga Luksemburgu dhe Tre Fiori nga San Marino.

Visar Kastrati 1

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-sur-Alzette të Luksemburgut, më 7 korrik në orën 20:00.

Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt Mentor Ajeti. /Telegrafi/

telegrafi sport app